Rrëzimi i dekretit të Metës nga Kolegji/ Klosi për Report Tv: Vendim i logjikshëm, më 30 qershor zgjedhje të qeta (VIDEO)

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në studion e Report Tv ka komentuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të rrëzuar dekretin e presidentit Meta për zgjedhjet lokale.

KLosi ka thënë se kjo ishte një diçka që pritej pasi një institucion që vepron në bazë të ligjit sipas tij nuk kishte si të vendoste ndryshe.

Më pas Klosi ka thënë se zgjedhjet do të kryhen shumë të qeta më 30 qershor pasi shqiptarët nuk janë budallenj dhe të shkojnë të përplasen me njëri tjetrin.

"Ne e kemi thënë se kushdo që merr vendim mbi logjikë të caktuar nuk do të thoshte se 30 qershori do të qëndrojë. Është një procedurë, 30 qershori u vendos dhe kjo do të jetë. Më pas doli kjo loja  e re kur ata dolën nga Kuvendi dhe nuk pranuan të futen në zgjedhje, Nuk mund të caktojnë palët politike për datën. Nuk ka ndodhur kurrë që në mes të garës Presidenti me një dekret me një te padrejtë ligjore të ndryshonte datën e zgjedhjeve. Jo vetëm kolegji zgjedhor por çdo trup në të drejtë s'do ta linte në fuqi dekretin. 30 qershori është një datë ku do të shfaqen programet për të bërë më mirë. Asgjë nuk do të ndodh. Nuk ka qytetarë që përplasen me njëri tjetrin. Për çfarë do pengohen njerëzit? Si do përplasen. Rrini të qetë. Ka ikur koha kur njerëzit përplasen qytetarët. Për të bërë lajm kanë bërë ato rrëmujat në KZAZ. Ishin të gjithë punonjës të bashkive. Roje, punonjës drejtora etj. Të jeni të qetë. PD dhe opozita kanë vendosur të mos futen por është zgjedhja e tyre" ka thënë Klosi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
A do ketë marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit? Ja si përgjigjet Blendi Klosi


Ministri i Turizmi, Blendi Klosi i pyetur nëse do të ketë një marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit,  në studion e Report Tv ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhi.

"Nuk shtyhet se ka kush në dorë. Njerëzit duhet të votojnë. Për çfarë do ketë marrëveshje. E kemi thënë, Edi Rama ka bërë ftesën të ulen të diskutojnë. Por 30 qershori nuk diskutohet.  Rrini të qetë. Asgjë nuk do të ndodhi." ka thënë Klosi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase