Ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi, u shpreh sot se Franca do të ndihmojë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit të helikopterit të ushtrisë në liqenin e Shkodrës.
Gjatë një seminari për terrorizmin, Fitoussi komentoi edhe ngjarjen tragjike të një jave më parë, duke shprehur gatishmërinë e Francës për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit të EC 145.
"Do të ndihmojmë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, por çështja i përket prokurorisë", u shpreh Fitoussi.
Një javë më parë, helikopteri i Ushtrisë, EC 145 me tre persona në bord, u rrëzua në ujërat e Liqenit të Shkodrës. Si pasojë, humbën jetën dy pilotët Floran Delia dhe Donald Hoxha, ndërsa mbeti i plagosur Gerald Baramuça.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com