Rrëzimi i helikopterit, mbërrijnë
në Shqipëri ekspertët francez

Tre ditë pas ngjarjes tragjike ku dy pilotë të Forcave Ajrore humbën jetën, pasi helikopteri i tyre u rrëzua në ujërat e Liqenit të Shkodrës, gjatë një misioni stërvitor, në Shqipëri kanë mbërritur ekspertë frances të kompanisë prodhuese të helikopterit EC 145.

Lajmi bëhet me dije nga Ministria e Mbrojtjes e cila përmes një njoftimi për shtyp njofton se ka kërkuar një hetim administrativ mbi ngjarjen. Po ashtu për një ekspertizë të specializuar të këtij helikopteri, kanë mbërritur pranë Forcave të Armatosura edhe ekspertë amerikanë.

Menjëherë pas ngjarjes, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, është ngritur një grup pune në dispozicion të Prokurorisë, për të dërguar pranë saj, dokumentacionin e nevojshëm dhe provat materiale që ndihmojnë hetimin penal.

Në ngjarjen tragjike të së mërkurës humbën jetën dy pilotët e Forcave Ajrore,  Floran Delia dhe Donald Hoxha, ndërsa ushtaraku Gerald Baramuça fatmirësisht arriti të shpëtojë, duke mbetur i plagosur.

 Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion