Rrëzimi i kabinetit të Abazoviç, negociatat për qeverinë teknike në Malin e Zi: Kryeministri jo nga politika

Në Malin e Zi të përfshirë nga kriza politike me rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga kryeministri shqiptar Dritan Abazovic, po qarkullon ideja se për qeverinë teknike mund të mandatohet një person jashtë politikës. Ndonëse negociatat për qeverinë teknike s’kanë nisur, mediat thonë se kryeministër mund të jetë një person i angazhuar në Organizata Jo qeveritare që ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. 

Pas rrëzimit të qeverisë së Malit të Zi drejtuar nga Dritan Abazoviç, mediat vendase janë marrë me analizën e situatës politike dhe asaj çfarë do të ndodhë. Sipas mediave në Malin e Zi i mandatuari për krijimin e qeverisë së re teknike mund të jetë një person jashtë partive politike. Një nga hipotezat që po qarkullon në Malin e Zi, është se po shihet me prioritet mundësia e caktimit të një individi të përfshirë prej dy dekadash në sektorin e OJQ-ve, i cili ka kontakte të mira në qarqet ndërkombëtare dhe i përshtatet përfaqësuesve të këtij komuniteti.

Në këtë mënyrë, do të bëhej një përpjekje për të qetësuar elektoratin e demokratëve nëse ambasadat me ndikim arrijnë t’i bindin ata të formojnë një qeveri teknike me mbështetjen e pakicës së Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit  Milo Gjukanoviq.

“Vijesti” shkruan se partnerët ndërkombëtarë e konsiderojnë PDS-në një “parti pro-europiane” pavarësisht aferave të shumta gjatë qeverisjes së saj tre dekadëshe. Për vite me radhë, Mali i Zi Demokratik i Aleksa Beçicit ka insistuar se nuk do të ekzistonte asnjë marrëveshje mes tij dhe PDS-së, megjithatë së bashku morën pjesë në rrëzimin e qeverisë së Dritan Abazoviç. Aktualisht në Malin e Zi askush nuk e ka shumicën për të formuar një qeveri të re. Administrata e drejtuar nga Dritan Abazoviç u bë qeveria me periudhën më të shkurtër në pushtet në historinë politike malazeze – pasi e kishte marrë detyrën vetëm në muajin prill. Rrëzimi i saj erdhi me votat e 50 deputetëve në parlamentin 81-vendësh. Ky votim sinjalizoi fundin e aleancës politike mes Abazoviç dhe Partisë Demokratike të Socialistëve, te liderit veteran Gjukanoviç.

Fatin e kryeministrit të ri shqiptar e vulosi marrëveshja e shumëdiskutuar me Kishën Ortodokse Serbe, që parashikon rregullimin e marrëdhënieve mes Malit të Zi dhe Kishës me qendër në Beograd, si dhe njeh vazhdimësinë ligjore të kishës që nga viti 1219.

Pas një seance rreth 12 orë me diskutime e debate, Qeveria e Abazoviç u rrëzua me 50 vota pro dhe një kundër. Për rrëzimin e qeverisë ishin të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga 81 që janë gjithsej në Kuvend. 

Pas shkarkimit të tij, Abazoviç mbajti një fjalim ku pranoi humbjen, por tha se ndihet krenar për çfarë ka bërë dhe se qeveria e tij do të mbahet mend për vendimet më të vështira që janë marrë ndonjëherë. Ai akuzoi sërish kundërshtarët politikë se janë të lidhur me krimin e organizuar.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?

×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)