Rrëzimi i kërkesës për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Berat, LSI çon në Kolegj Zgjedhor vendimin e KAS

Rrëzimi i kërkesës për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Berat, LSI çon në Kolegj Zgjedhor vendimin e KAS

LSI

LSI ka dërguar në Kolegj Zgjedhor vendimin e KAS e cila rrëzoi kërkesën ankimore të PD-LSI për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit në Berat.

Megjithëse KAS pranoi kërkesën e LSI për rinumërim të votave në këtë qark pasi përfundoi rinumërimin e 114 kutive të votimit të qarkut, me rreth 35 mijë fletë votimi të numëruara për herë të dytë në një qark ku kanë votuar gjithsej 80.929 qytetarë, rezultati nuk ndryshoi.

LSI rikuperoi gjithsej 15 vota, shumë larg votave të duhura për të marrë mandatin e pretenduar. Nga 114 kutitë e numëruara LSI ka marrë vetëm 15 vota plus, nga 77 që i duheshin për t'i marrë mandatin Partisë Socialiste. LSI vijon të theksojë se zgjedhjet në Qarkun e Beratit janë vjedhur, ndaj dhe sipas kësaj force politike duhen shpallur të pavlefshme.

Përfaqësuesi i LSI, Altin Kaziaj kërkoi hetim pasi sipas tij ndryshimi i këtij rezultati nuk është pak. LSI në kërkesën fillestare kërkoi hapjen e 114 kutive të votimit, por më pas kërkoi rinumërimin dhe rivlerësimin e 277 kutive të të gjithë Beratit. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lesheli: 26/05/2021 17:07

    Pse paguani kot numerues per keta hajdute,apo si dalin llogarite qe ja paguar per te blere vota.

    Përgjigju
  • Rexhep KASAP Bule Leka [ kepi ]: 26/05/2021 16:50

    Ore si ka mundësi që kjo partia e degjeneruar, hajdute lesh e li ju vazhdoni e mereni me kshu lloi mostrash harxhoni lekët e taksapagusve Shqiptar për ktë parti leshi. Turp, turp, turp.

    Përgjigju
  • Endri: 26/05/2021 16:43

    Kur do zhduket kjo parti hajdutesh?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!