Dy rrape shekullor janë rrëzuar përtokë në hyrje të qytetit të Fierit. Si pasojë janë dëmtuar disa makina që kanë qenë të parkuara poshtë tyre.  

Sipas informacioneve, rruga nacionale Fier-Vlorë është bllokuar, ndërkohë që 3 makina që kanë qenë poshtë rrapit, janë dëmtuar. Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mendohet se pasi ka rënë rrapi i parë, ka rënë edhe tjetri, duke krijuar probleme në lëvizjen e mjeteve.

Shirat e shumta që kanë rënë kohët e fundit në vendin tonë kanë bërë që pemët të humbin forcën e tyre duke rënë përtokë.

Jo vetëm ky rrap, por edhe 5 lisa të tjerë rrezikojnë që të bien përtokë. Këto lisa i ka në juridiksion Monumenti i Kulturës në Fier.