Iran/ Rrëzohet aeroplani i mallrave, 15 persona humbin jetën, një në gjendje të rëndë

Iran/ Rrëzohet aeroplani i mallrave, 15 persona humbin jetën, një në gjendje të rëndë

Pamje nga aeroplani i rrëzuar në Teheran

IRAN- Një avion Boeing 707 me 16 persona në bord është rrëzuar sepse nuk ka gjetur dot pistën e uljes për shkak të kushteve të vështira të motit.

Sipas mediave lokale, aeroplani, i cili përdorej për transport mallrash u rrëzua në aeroportin e Karajit në perëndim të Teheranit. Nga ekuipazhi ka shpëtuar vetëm një inxhiner, i cili është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Në momentin e rrëzimit, autoritetet lokale dërguan një helikopter tjetër dhe një ambulancë në vendin e rrëzimit. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili ende vijon operacionin e kërkimit të 15 trupave. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston