Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një punëtor ndërtimi, 58 vjeç humbi jetën si pasojë e rrëzimit të betonierës.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit të punës, një 36-vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. L., 36 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e rrëzimit të pompës së mjetit të punës (betoniere) që drejtonte, është dëmtuar punonjësi në të njëjtin subjekt me të, shtetasi R. R., 58 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.