Rrëzohet helikopteri në Meksikë, 
14 të vdekur, shpëton ministri

Rrëzohet helikopteri në Meksikë, <br />14 të vdekur, shpëton ministri<br>
Një helikopter i emergjencave civile është përplasur pasditen e kësaj të shtune duke shkaktuar vdekjen e 14 personave, mes tyre edhe 3 fëmijë.
Në bordin e helikopterit ka pasur zyrtarë të lartë të shtetit, ministri i Brendshëm dhe Gurvenatori i shtetit të Oaxaca. 

Helikopteri ka shkuar në ndihmë të familjeve të prekur nga tërmeti me magnitutë 7.2 ballë me epiqendër në Oaxaca por që ka shkaktuar dëmë materiale edhe në kryeqytetin Meksiko.
Nga tërmeti i djeshëm nuk ka pasur viktima, vetëm dëme materiale.

Shkaku i rrëzimit të helikopterit është humbja e kontrollit nga ana e pilotit ka deklaruar ministri i Brendshëm Alfonso Navarrete.
Helikopteri ka rënë mbi disa automjete duke shkaktuar edhe vdekjen e personave në to. 
14 persona kanë vdekur, midis tyre katër gra, pesë burra dhe tre femije, një person tjetër ka vdekur pasi është dërguar në spital si shkak i plagëve të marra.

helikopteri meksike

shba


e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prishë provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prishë provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet