Një helikopter rus i llojit Ka-52 është rrëzuar gjatë një fluturimi rutinë në lindje të Sirisë. Mediat ruse, duke iu referuar Ministrisë së Mbrojtjes,  shkruajnë se të dy pilotët kanë vdekur.

“Helikopteri rus Ka-52 është rrëzuar gjatë një fluturimi rutinë mbi rajonet lindore të Republikës Arabe të Sirisë. Të dy pilotët u vranë “, njoftonte Ministria zyrtarisht.

Në njoftim nënvizohet se helikopteri nuk është sulmuar nga forcat opozitare ose militantët islamikë në terren.

Trupat e pilotëve janë gjetur nga një ekip kërkimi dhe shpëtimi.

Sipas të dhënave paraprake, rrëzimi ishte shkaktuar nga një problem që pësoi helikopteri, tha ushtria ruse.