Rrëzohet propozimi i PD-së për
uljen e TVSH-së për energjinë

Rrëzohet propozimi i PD-së për<br />uljen e TVSH-së për energjinë
TIRANE - Komisioni parlamentar i ekonomisë rrëzoi dje dy propozimet e opozitës për uljen e taksës së qarkullimit, si dhe për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike. Deputetët e djathtë argumentuan në komisionin se ky lehtësim do të ulë barrën e rëndë që paguajnë sot qytetarët, ndërkohë që Ministria e Financave argumentoi se propozimet kanë kosto të përballueshme për buxhetin e shtetit, madje rrezikojne ta zhysin në krizë.

Ndërsa kujtoi se ulja e TVSH-së për energjinë qe premtim elektoral i qeverisë, Deputeti i PD Sherefedin Shehu tha se një masë e tillë do t’i vinte në nduhmë sidomos familjeve të varfëra: Grupi parlamentar i PD ka sjellë sot një propozim me të cilin kërkon që të paktën të ulet apo lehtësohet kjo barrë duke ulur normën e tatimit mbi vlerën e shtuar nga 20 për qind në 6 për qind.

Buxheti
Nga ana e tij, Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se kostot e uljes së TVSH për energjinë nga 20 për qind në 6 për qind, janë të papërballueshme për buxhetin e shtetit, ndërkohë që i një mendimi të tilla ka qenë dhe FMN, me të cilën opozita është konsultuar mbi këtë çështje.

“Unë besoj fort që opozita në takimin e radhës me misionin e FMN-së e ka trajtuar këtë çështje dhe besoj se ka marrë edhe përgjigje nga Misioni, të cilin do ishte mirë të na e thoshte ne këtë tryezë, në mënyrë që marrëdhëniet e ndërkombëtarëve të paraqiteshin si marrëdhënie partnerësh seriozë. Paketën fiskale, si duke qënë diçka shumë serioze e kemi realizuar në konsulta me FMN-në dhe Bankën Botërore. Nuk mjafton vetëm të propozosh këtë masë, por duhet të shohësh edhe kundër efektin dhe të japësh zgjidhje për të.

Të njëjtin fat pati edhe propozimi tjetër i Parrtisë Demokratike për uljen taksës së qarkullimit të karburanteve nga 27 në 7 lekë për litër. Deputetja e djathtë Jorida Tabaku akuzoi se Qeveria e ka rritur këtë taksë falë paaftësisë për mbledhur të tjerat.

“Në qoftë se keni forcë ulni taksën e qarkullimit dhe nëse keni moral politik, sot thoni që do të votoni kundër uljes së kësaj takse, vetëm pse nuk mblidhni dot të ardhurat e tjera. Kjo mbyll çdo lloj diskutimi, e keni të thjeshtë që ta mblidhni taksën e qarkullimit dhe e rrisni” tha deputetja e Partisë Demokratike.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE