Mbetjet e një rakete kineze e cila ka dalë jashtë kontrollit në atmosferën e Tokës pasditen e 21 janarit, thuhet se kanë rënë pranë Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas mediave të huaja, pjesë të raketës kineze CZ-2C-Y35 , e lëshuar në orbitë në vitin 2014, janë shpërndarë në vende të ndryshme, duke mos përjashtuar mundësinë që mbetjet të arrijnë në tokë.
Mësohet se mbetje të raketës të dalë jashtë kontrollit të kenë rënë në jug të Shqipërisë dhe perëndim të Greqisë.
Por kërkimet vijojnë për të parë nëse realisht mbetje të kësaj rakete kanë përfunduar në Tokë.