Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi skela mbi të cilin po punonin është rrëzuar. Të plagosur kanë mbetur S. Ç., 31 vjeç dhe Mehmet Metali, 35 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur në orën 14:30 në fshatin Shelegar, Sarandë.
Dy punëtorët po riparonin një objekt në fasadën e jashtme, ku skela mbi të cilin qëndronin është rrëzuar. Ata janë dërguar të dy në spitalin e Sarandës, ndërsa 35-vjeçari Mehmet Metali ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore dhe pritet që të dërgohet me helikopter drejt Tiranës.
Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.