Sondazhi i fundit ka treguar se aktorja e famshme Angelina Jolie nuk është më gruaja më frymëzuese dhe më e admiruar në botë. ‘Nga froni e rrëzoi’ ish zonja e parë e SHBA, Michelle Obama. Ajo u spostua në vendin e tretë, pas Oprah Winfrey.

Sondazhi i YouGov e ka nxjerrë atë në krye të listës Michelle.  Ky rrezultat vjen menjëherë pas botimit të librit të saj autobiografik ‘Becoming’, i cili shiti me miliona kopje në mbarë botën.

Ajo është kthyer në model frymëzimi për shumë gra në të gjithë botën. Nga sondazhi mbretëresha Elizabeth II  është në vendin e pestë ndërsa Melania Trump renditet e 19-ta nga 20 emra të përfshirë.