Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Greqi, ku tre shqiptarë kanë rrahur në mënyrë barbare një 24-vjeçar shqiptar. Sipas raportimit të medieve greke, ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në Agrinio, Greqi. Mësohet se i riu, 24-vjeçari shqiptar është sulmuar nga tre shqiptarë të tjerë, për shkak të një borxhi prej 100 eurosh.
24 vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, mësohet se ka marrë plagë të shumta në trup dhe është shtruar në spital. Ndërsa policia ka ngritur akuza ndaj tre shqiptarëve të tjerë, përkatësisht të moshave 67, 24 dhe 22 vjeç, të afërm me njëri-tjetrin. Ndërkohë, i riu edhe pse ka marrë plagë të shumta, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.