TIRANE - Një 32 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga ana e policisë së Tiranës, për një ngjarje të rëndë, ku ai ka dhunuar bashkëshorten e tij e cila ishte shtatzënë, në qendër të Bathores.
Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Rlinidja” në zonën e Bathores në kryeqytet, ku në pranga është vënë Jemin Bytyçi, 32 vjeç, banues në këtë zonë.
Sipas policisë, ai është prangosur pasi ditën e djeshme rreth orës 13:00, ka rrahur dhe dhunuar bashkëshorten e tij shtatzënë për motive ende të paqarta. Kanë qenë qytetarët të cilët kanë njoftuar policinë për të ndërhyrë, me të parë dhunën e ushtruar nga ana e 32 vjeçarit.
Forcat e policisë mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur arrestimin e tij, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Tiranës për procedime të mëtejshme penale.
Pas kësaj ngjarje të rëndë, policia e shtetit u ka bërë edhe një herë thirrje të gjithë grave që bien pre e dhunës dhe të gjithë qytetarët që të mos hezitojnë të denoncojnë këtë fenomen në numrin e policisë 129.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com