DIBËR- Një 42-vjeçar në Maqellarë ka rënë në pranga pasi ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj gruas së tij.
Situatën e vështirë në familje e ka përjetuar mjaft keq dhe vajza e mitur e çiftit, e cila për shkak të dhunës psikologjike nga babai i saj, ajo ka konsumuar një mbidozë medikamentesh mjekësore.
42-vjeçari i arrestuar akuzohet për "Dhunë në familje". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komento