'Rrimë me frikë, nuk përballojmë dot qiranë!' Banorët e Lezhës strehohen në pallatet e dëmtuara

Edhe pse të shpallur të pabanueshme nga tërmeti i 26 nëntorit,  ka ende shumë banorë që vijojnë të qëndrojnë mes rrezikut, pasi nuk përballojnë dot qiranë. Frika u rikthye sërish me lëkundjen e 28 janarit. Banorët në lagjen 'Gurra' të Lezhës shprehen të vetëdijshme për rrezikun e jetës  së tyre, por thonë se nuk kanë ku të shkojnë, pasi qiraja është e lartë dhe bonusi i ofruar nga bashkia nuk mjafton. Ata kërkojnë ndihmën e shtetit për t'iu gjetur strehim, pasi vetë e kanë të pamundur.

"Nuk kam ku të shkojmë se ku të rrimë jashtë, nga ky tërmeti tani u frikësuam por zgjati shumë pak, tani me frikë po rrimë po ku të shkojmë", tha një banor

"Frika është në këtë shtëpi, por nuk dimë ku të shkojmë, qiraja është shtrenjtuar gjithandej", tha një e moshuar

 "Frikë kemi ku të shkojmë, nuk ka kërkuar për shtëpi se nuk e përballojmë dot qiranë sepse kanë shkuar shumë shtrenjtë", tha një banore tjetër.

Në Bashkinë e Lezhës janë 13 pallate të shpallur të pabanueshme dhe çdo lëkundje e re sizmike është një kërcënim real i jetës së banorëve që vijojnë të qëndrojnë brenda këtyre objekteve.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale