Rripi i Gazës: Gjendja humanitare 'më shumë se katastrofike'

Rripi i Gazës: Gjendja humanitare 'më shumë se katastrofike'

Fëmijë në Rripin e Gazës duke mbushur ujë

Gjendja humanitare në Rripin e Gazës, sipas OKB-së, vazhdon të jetë "më shumë se katastrofike". Mbi një milionë palestinezë që nga gushti nuk kanë marrë më racione ushqimi përmes rrugëve humanitare, vuri në dukje zdhënësi i OKB-së, Stéphane Dujarric në Nju Jork. Si rrjedhojë numri i vakteve të gatuara në ditë krahasuar me muajin korrik është ulur me 35 përqind në 450.000. Dujarric pakësimin e furnizimeve e lidh pjesërisht me urdhërat e shpeshta për evakuuim të ushtrisë së Izraelit. Si rrjedhojë të paktën 70 nga 130 kuzhina janë detyruar, ose ta ndërpresin punën ose ta zhvendosin atë në vende të tjera.

Partnerët e OKB-së në muajin e dytë radhazi nuk kanë më rezerva të mjaftueshme ushqimore, për të plotësuar nevojat në pjesën qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës. Si arsye për mungesat kritike me ndihma Dujarric përmendi edhe rrugët e dëmtuara, kufizimet në akses si dhe shkatërrimin e rendit në këtë rajon. Zëdhënësi i OKB-së tërhoqi vëmendjen gjithashtu, se përfaqësuesit ndërkombëtar të mediave edhe njëmbëdhjetë muaj pas luftës ende e kanë të ndaluar të udhëtojnë në Rripin e Gazës, për të raportuar lidhur me pasojat e luftës.

Lufta Izrael-Hamas pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit, ku sipas të dhënave u vranë 1205 vetë dhe 251 u morën peng. Sipas të dhënave të fundit izraelite ende 97 pengje ndodhen në duart e Hamasit dhe grupimeve të tjera militante palestineze, 33 prej tyre sipas këtyre të dhënave kanë vdekur. Si reagim ndaj sulmit të HamasitIzraeli është kundërvënë në mënyrë masive ushtarakisht kundër objekivave në Rripin e Gazës. Sipas Hamasit gjatë kësaj periudhe janë vrarë mbi 40.800 vetë. Këto shifra nuk mund të verifikohen nga burime të pavarura. Hamasi klasifikohet nga Izraeli, SHBA dhe Bashkimi Europian si organizatë terroriste.

"Fare pranë" një armëpushimi?
Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken, insistoi ndaj Izraelit dhe Hamasit, që më në fund të bien dakord për armëpushim në Rripin e Gazës. "Pas asaj që pashë, kjo është arritur gati 90 përqind", tha Blinken duke iu referuar përparimeve të bëra në bisedime. "Varet nga të dyja palët që më në fund të thonë një Po", shtoi ai gjatë një konference shtypi në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince. SHBA gjatë ditëve të ardhëshme do të japin propozime përmes ndërmjetësuesve Katarit dhe Egjipitit, me shpresë për marrëveshje.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu i hodhi poshtë vlerësimet e Blinkenit: "Ne nuk jemi pranë marrëveshjes", theksoi ai në televizionin e SHBA-së, Fox News duke iu referuar mundësisë për një marrëveshje armëpushimi.

Baerbock: Të mos nxitet spiralja e dhunës
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, deklaroi gjatë një vizite në Izrael, se vetëm strategjia ushtarake në Rripin e Gazës nuk e zgjidh konfliktin. Kjo ka treguar, se një strategji e tillë e rrezikon edhe më shumë jetën e pengjeve të mbetura atje, tha Baerbock. Duhet bërë gjithçka, që pengjet të lirohen. Ajo tha, se e kupton dilemën e sigurisë që ka Izraeli, por mund të gjenden zgjidhje për këtë. "Eshtë i nevojshëm një armëpushim", theksoi Baerbock. Fundjavën e kaluar u gjetën të vdekur gjashtë nga pengjet e rrëmbyera.

Baerbock kritikoi hapur qendrimin e qeverisë së Izraelit në Jordanin Perëndimor. Izraeli duhet të reagojë më "fuqishëm dhe hapur kundër akteve të dhunës të kolonëve radikalë", kërkoi Baerbock në bisedë me homologun e saj në Tel Aviv Israel Katz. "Kush sulmon njerëzit, i dëbon ata nga shtëpitë e tyre apo i vret, duhet të përgjigjet dhe të dënohet ashpër." Izraeli duhet të heqë dorë nga projektet e shtrirjes së vendbanimeve në  Jordanin Perëndimor, këto janë "ilegale", theksoi Baerbock./ DW

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela në Report Tv: Opozita dhe PD kanë impakt negativ prej Saliut! Me ëndrra kërkon të rikthejë veten! Nuk mund të ketë të djathtë anti-amerikane

Spartak Ngjela në Report Tv: Opozita dhe PD kanë impakt negativ prej Saliut! Me ëndrra kërkon të rikthejë veten! Nuk mund të ketë të djathtë anti-amerikane