Policia Rrugore e mbështetur nga Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion të koduar “Blici rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane, për përdorimin e rripit të sigurimit.
Operacioni ka nisur në orën 13:00 dhe zgjati deri në orën 14:30.
Ky aksion i Qarkullimit Rrugor është mbështetur nga Policia e Rendit dhe Shqiponjat.
Gjatë këtij operacioni, në terren janë angazhuar rreth 850 punonjës Policie në total.
Kontrollet funksionuan në 160 pika të ngritura në të gjithë vendin.
Në një deklaratë për mediat, policia sqaron se aksioni synon goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
"Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi", thuhet në deklaratën e policisë.
[gallery]20179[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO