'Rrisni gadishmërinë për krimin kufitar!' Balla takon strukturat e policisë në Han të Hotit e Muriqan u lë porositë

SHKODER - Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me strukturat e Policisë së Shtetit në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit në Shkodër ku ka kërkuar rritjen e gadishmërisë për të evidentuar çdo lloj forme të krimit kufitar

“Kjo është një pikë e rëndësishme, jo vetëm që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, por është pjesë e “Korridorit Blu” dhe natyrshëm që një numër i madh qytetarësh Europian, që nisen nga veriu i Europës zgjedhin për të kaluar edhe në këtë pikë, për të ardhur në Shqipëri apo për të vazhduar poshtë. Kështu që dua t’ju përgëzoj për punën dhe të rrisni gadishmërinë për të evidentuar çdo lloj forme të krimit kufitar. Nisem këtu nga disa të dhëna që mora sot për të parë disa natyra të ndryshme të veprave penale të cilat janë evidentuar në vazhdimësi në këtë pikë kalimi kufitar. Duhet të vazhdoni të keni rezultate më të mira”, është shprehur Balla.

Në të dyja pikat kufitare edhe Muriqani edhe Hani i Hotit ka pasur një fluks si asnjëherë tjetër.

Më vjen mirë për koordinimin edhe nën drejtimin e drejtorit Boshnjaku me policinë kufitare të Republikës së Malit të zi. Edhe unë vetë, qoftë me Kryeministrin Abazoviç, qoft me Ministrin e Brendshëm Axhic, kam patur kontakte ku është dashur nevoja për të ndërhyrë, për të kaluar në një regjim të lehtësuar. Dhe dua t’ju them që sezoni nuk ka mbaruar akoma, ndaj puna vazhdon” u shpreh ministri Balla.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hotjani: 28/08/2023 09:36

    O zoti Balla!ato nuk e kane mendjen tek puna po te xhepi!ato jane pelic nuk dijne qa eshte leja e zakoneshme,se nuk kane interes ter ta marrur se abuzijne shum me keto fukarej qe shkojne e punojne neperEurop dhe thyejne brijet duke punuar,keto hallegjij e thyej edhe vizen ,per te marrur ndonje lek me teper,dhe kur vijne neper dogana ,porte aeroport i bojne presion pertju marre para,keto jane policet qe Balla bon takime me keto hajdut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër 5-vjetori i SPAK, zv. ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë

Nesër 5-vjetori i SPAK, zv. ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë