Rriten 20% çmimet e produkteve të konsumit në Berat! Banorët: E pamundur të blejmë gjërat bazë! Tregtarët: Fuqia blerëse ka rënë shumë

Në prag të ndërrimit të viteve të gjitha çmimet e produkteve kryesore në Berat, përfshirë edhe gjelin e detit, kanë pësuar rritje deri në 20 %.

Nga një vëzhgim në tregun e Beratit,vërehet se çmimi 1 kg gjel deti shitet me 800 lekë dhe 1 kg pulë deti 900 lek. Banorët ndihen të pambrojtur dhe shprehen të shqetësuar për rritjen e çmimeve që i kufizon në blerjet e domosdoshme për natën e ndërrimit të viteve dhe se ndihen më të varfër se 1 vit më parë.   

"Shumë shtrenjtë është, si blejmë dot, aq të ardhura kemi. Siç i mbushim vit për vit tavolinën se mbushim dot", thotë një banor.

"Jemi në varfëri të plotë, çmimet sa vijnë dhe rriten dhe kjo ndodh çdo vit për festa. Me të ardhurat që kemi nuk mund ti blejmë dot të gjitha ato që i duhen çdo familje për natën festive të Vitit të Ri. Tavolinat tona këtë vit do të jenë bosh,varfëria është e madhe".

Nga ana e tyre tregtarët shprehen se nuk janë ata fajtorë për rritjen e çmimeve por tregu. Edhe ata shprehen të pakënaqur nga rritja e çmimeve që ka ulur ndjeshëm fuqinë blerëse.

"Çmimet po i rrit gjithë bota", thotë një tregtar.

"Nuk blen askush. Kam 1 ton vaj ulliri në shtëpi dhe nuk e blen njeri", thotëv një tjetër.

"Nuk ka fuqi blerëse fare", shprehet një tjetër tregtar.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klani i Zemanit: 28/12/2021 21:06

    Cmimet jane rritur 20 % ,po fuqia blerese ka rene.Tani duhet pranuar qe lidhja me ate car behet ne bote ka njefare llogjike kur shiten artikuj qe vijne nga bota,ne rastin e artikujve qe prodhon fermeri nuk ka pike logjike qe cmimi te rritet kur nuk ka fuqi blerese.Ky eshte mekanizem tregu totalisht i deformuar.Ne kete situate duhet te nderhyje shteti ,i cili nuk ka pse te mos jete aktor ne treg.Nuk ka me asnje arsye qe shteti te jete vec monitorues,shteti duhet po ashtu te ofroje sherbime tregtare me dyqanet e veta,vetem keshtutregu do ti kthehet mekanizmit natyral ku cmimi rregullohet nga kerkese oferta.Perndryshe cfare ndodh eshte e turpshme

    Përgjigju
  • adi: 26/12/2021 23:10

    "Çmimet po i rrit gjithë bota", thotë një tregtar. ? so? dhe pastaj sblen kush? po uli cmimet mer fshatar injorant. kur sti blen kush, uli e memire fito pak ose aspak sesa te humbesh dynjane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dhunuan me shkopa bejsbolli e leva 30 vjeçarin, gjykata e Korçës liron nga paraburgimi 4 të arrestuarit

Dhunuan me shkopa bejsbolli e leva 30 vjeçarin, gjykata e Korçës liron nga paraburgimi 4 të arrestuarit