Rriten 4-5 lekë për litër njëherësh
çmimet e pakicës të karburanteve
Çmimet e naftës kanë shënuar rritje ditët e fundit me 4-5 lekë për litër tek operatorët më të mëdhenj, duke reflektuar shtrenjtimin e naftës në tregjet ndërkombëtare. Kastrati, operatori më i madh në treg, e shet naftën me 172 lekë dhe benzinën me 173 lekë, më një rritje prej 4 lekë për litër.
Çmimet e naftës kanë shënuar rritje ditët e fundit me 4-5 lekë për litër tek operatorët më të mëdhenj, duke reflektuar shtrenjtimin e naftës në tregjet ndërkombëtare. Kastrati, operatori më i madh në treg, e shet naftën me 172 lekë dhe benzinën me 173 lekë, më një rritje prej 4 lekë për litër.
Edhe Eida, tregtuesi i dytë më i madh e tregton naftën me 171 lekë dhe benzinën me 172 lekë, sërish 4 lekë më shumë se më parë. Në tendencë rritjeje ka qenë dhe Gega Oil, që e shet naftën me 169 lekë.
Në fillim të janarit ishin operatorët e tjerë që i kishin rritur çmimet, ku Alpet e shtrenjtoi karburantin deri në 173 lekë. Edhe Gulf e reflektoi shtrenjtimin që në janar.
Sipas operatorëve, arsyeja kryesore e kësaj lëvizjeje rritet me ecurinë e naftës në bursa. Që prej dhjetorit, Brent-treguesi referencë i naftës europiane i ka kaluar 50 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që prej prillit 2016. Në fund të javës së kaluar, Brent u mbyll në nivelin e 55.9 USD/fuçi.
Kjo është hera e tretë që ka një valë të shtrenjtimit të çmimeve, që nga janari 2016 kur ato zbritën nën 160 lekë për litër.
Shqipëria ka karburantin më të shtrenjtë në rajon dhe ndër më të shtrenjtët në Europë. Sipas Global Petrol Price, në Shqipëri, nafta, sipas të dhënave të 27 shkurtit ishte 1.31 USD për litër (me rritjen e fundit ka arritur në 1.35), ndërsa në Maqedoni çmimi është 1.13 USD; në Mal të Zi 1.35 USD; në Serbi 1.23 USD; në Bosnjë, 0.96 USD për litër; në Bullgari 1.09 USD; në Rumani 1.14 USD. Shqipëria ka nivele të krahasueshme me Italinë, Zvicrën, Spanjën, Kroacinë, Irlandën, Gjermaninë etj.
Operatorët pohojnë se shkak për këtë është barra e lartë e taksave, që llogaritet në 67-70% të kostos.
Sipas një analize që ka bërë Fondi Monetar Ndërkombëtar, kërkesa për naftë në të ardhmen do të kufizohet nga rritja e ngadaltë e tregjeve në zhvillim dhe përpjekjet globale për të ulur më tej emetimet e karbonit. Të gjitha këto zhvillime kanë çuar në një “normalitet të ri” për çmimet e naftës.
Edhe pse rënia e çmimeve shkaktoi një rënie masive të investimeve në naftë, prodhimi nuk reagoi me ulje, duke e mbajtur ofertën njësoj.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
49.6%
-
Jo
35.3%
-
Nuk e di
15.1%
Vota total: 822
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermani/ Zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt, ekstremi i djathtë: Nxjerrim vendin nga BE! Weidel e AfD dhe Scholz i SPD kandidatë për kancelarë
13 Janar, 15:19
-
Lajçak: Këtë javë pritet të mbahet takimi i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për personat e zhdukur
13 Janar, 15:13
-
Meta nga qelia dirigjon sulme kundër Brahimllarit! PL: Sullfaqexhi ordiner, kthe mandatin e këshilltarit dhe lëpi Rilindjen! U more peng nga SPAK
13 Janar, 15:08
-
Ankesat e udhëtarëve dhe shoferëve në Kapshticë, Greqia hap kufirin për autobusët dhe kamionët! Merr fund pritja e gjatë
13 Janar, 15:02
-
Gjermania heton spiunazhin e dyshuar rus në bazat e saj ushtarake
13 Janar, 14:49
-
Dëbora zbardh pikën turistike të Funarit në Elbasan
13 Janar, 14:34
-
Dimri polar/ Në Kapshticë u krijua situatë kaotike, autobusët mbetën mbi 3 orë pritje! Udhëtarët: Shteti ta zgjidhte, qëndruam mes borës, me fëmijë, pleq e gra shtatzëna (VIDEO)
13 Janar, 14:30
-
Moti i keq/ Prefekti i Tiranës: Evakuuam një familje në Shkozë, iu përmbyt banesa! 3 persona u bllokuan në makinë nga bora në Qafën e Murrizit
13 Janar, 14:26
-
Merkato dhe barazimi ndezin situatën te Partizani, trajneri del hapur kundër drejtuesve! Priten vendime nga klubi
13 Janar, 14:17
-
Gjykata Kushtetuese/ 13 kandidatë në garë, për postin që lë Holta Zaçajt! Mes tyre anëtarë të organeve të vetingut që u mbaroi mandati në dhjetor (EMRAT)
13 Janar, 14:16
-
Vigjilentë! Vështirësi për këto shenja…/ Horoskopi 13-19 janar, Jorgo Pulla paralajmëron: Kujdes
13 Janar, 14:13
-
Los Anxhelos, beteja me zjarret, konspiracionet dhe lajmet false
13 Janar, 14:13