Rriten çmimet, Civici për Report Tv: Qeveria të indeksojë rroga dhe pensione! ‘Open Ballkan’ një mundësi edhe risk për vendin tonë

Eksperti i ekonomisë Ardian Civici i ftuar në Report Tv, gjatë një interviste shpjegoi se inflacioni, rritja e çmimeve është në nivel jo alarmant, por sugjeroi që qeveria të indeksojë rrogat dhe pensionet.

“Shqipëria ka një specifik, duke qenë një vend në zhvillim dhe me një vend varfërie të lartë, dhe efekti inflacionis po ndihet më shumë në produktet e shportës, ne akoma e kemi në nivele 40% 45% shpenzimet e një familje mesatae shqiptare vetëm për ushqimi, ndërsa vendet e zhvilluara është 10% 12%. Nëse kemi shumicën e të ardhurave i kemi për produktet shportës, mbi të cilën llogaritet edhe niveli inflacionit, ritet vështirësia e konsumit dhe ulet fuqia blerëse.

Niveli i inflacionit në Shqipëri është 2,4, nuk jemi në një situatë të rrezikshme, trageti i banës është 3%, nëse do të kalohet do të ndërhyrë banka e Shqipërisë, për stabilizimin e çmimeve.

Masa më direket që mund të marrë qeveria lidhur me këtë problematika, është indeksimi i pagave dhe i pensioneve në raport me rritjen e inflacionit, që të ruhet ai nivel konsumi që është aktualisht.”, tha ai. 

Eksperti theksoi faktin se duhet me patjetër të bëhet indeksimi i pagave dhe pensioneve në raport me inflacionin.

“Objektivat e rritjes së pagave dhe asaj minimale që mendohet se do të arrijë 40 mijë lekëshin dhe asaj të administratave dhe një pjesë të kategorive të tjera të shërbimit, është shumë më tepër se sa indeksimi i inflacionit.

Rritja e pagës ka 2 elemente, sektorin publik dhe atë privat. Brenda publikut, ka prioritet sektori më i rëndësishme, në këtë moment edhe për shkak të pandemisë është ai i shëndetësie. Sektori i arsimit po ashtu, për formimin e kapitalit njerëzor, cilësor.”, shtoi  eksperti. 

Lidhur me pagën minimale, Civici tha se nëse ajo do të rritet në nivelin prej 40 mijë lekësh, është një hap i mirë dhe pozitiv, por sërish do të jetë më e ulëta në rajon.

“Buxheti gjithmonë i ka mundësisë, nëse nuk e bën një shpenzim në një vend do ta bësh në një vend tjetër, si për shembull në shtimin e pagave në administrata. Kjo varet nga prioritetet që ka çdo qeveri në mënyrën e përdorje së buxhetit, për të paguar pagat e këtyre kategorive.

Një pikë e ndjeshme është ajo e pagës minimale dhe takimit për nivele të ndryshme page. Paga minimale duhet të jetë mbi minimumin e atij jetik, për të cilin sot ka shumë diskutime.

Nëse realizohet me 40 mijë lekë edhe pse do jemi prapë në nivelin më të ulët në rajon, do të jetë një hap pozitiv, një element pozitiv.

Në skemën tonë të pensioneve sot, ajo që quhet gropa sot, ose diferenca midis kontributeve dhe pagesave janë disa qindra milionë euro euro që mbulohen nga buxheti i shtetit, Çdo politik, përveç vullnetit politik dhe kërkesës për nj jetë dinjitoze, varet edhe nga rezervat edhe mundësitë buxhetore që ka një vend, ndaj kërkohet një riorganizim.

Paga minimale nuk mund te rritet vetëm nga vullneti politik, ka shumë elemente qe ndikojnë. Në vende të tjera ku presioni i sindikatave është shumë i lartë, ndërmerren reforma të reja, ndërsa në vendin tonë presioni sindikalist është i ulët ose inekzistente,  ndaj mbetet rritja e pagave vetëm si një vullnet politik.”, u shpreh ai. 

I pyetur lidhur me “Ballkanin e Hapur” dhe Shqipërinë, ai tha se për vendin tonë kjo është një mundësi po aq sa edhe risk.

“Disa pika janë të paqarta, në përgjithësi e qartë. Është zgjerim i marrëveshjeve, të cilat kanë ekzistuar mes vendeve të rajonit, janë marrëveshje të negociuara me kohë në Ballkan. Kjo është një fazë e dytë, për tu bërë një rajon nga pikëpamja e lëvizjes së njerëzve mallrave dhe kapitaleve, si BE. Por ka marrë këto ngarkesa politike për shkak të situatës aktuale në Ballkan, konflikteve ku të heshtura ku t hapura. Një nismë e bazuar në fuqizimi dhe lehtësimin e vendeve, përzihet me agjenda të tjera duke u bërë më e komplikuar.  

Që kur Shqipëria filloi hapjen e saj ekonomike dhe tregtare, qe kur filloi negocimin e saj të parë edhe në kuadër  të organizatës botërore të tregtisë edhe marrëveshjen e tregtisë së lirë me Ballkanin po edhe ato me Evropën, gjithmonë ekziston rreziku që nëse ti je një ekonomi me produktivitet të ulët, edhe prodhime arkaike, normalisht duke bërë tregtime e lirë produkte nga vende të tjera më të fuqishme, konkurrojnë edhe mund të ndikojnë shumë ë ekonomike vendase.

Si mund të ruajmë dhe të mbrojmë shumë sektorë të ekonomisë sonë që janë në një presion të madhe dhe të hapur të kësaj ekonomie të hapur. Tendenca e përgjithshme është ajo drejt tregtisë së lirë.", përfundoi ai. 

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë