Rriten çmimet e librave 
formula e re si do përcaktohen

Rriten çmimet e librave <br />formula e re si do përcaktohen
Ministria e Arsimit ka hapur garën për tekstet e reja shkollore. Në një udhëzim të posaçëm, MAS ka përcaktuar mënyrën e re se si do vendosen çmimet e librave, ku bie në sy se këtë vit do të ketë një rritje të lehtë.

Udhëzimi
Çmimet e teksteve të reja, të cilat do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për vitin shkollor 2017-2018, propozohen nga subjektet dhe vlerësohen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, sipas metodologjisë së mëposhtme: Çmimet e teksteve dorëzohen nga subjektet në MAS, në zarf të mbyllur, sipas udhëzimeve përkatëse dhe i nënshtrohen procesit të vlerësimit.

Pas përfundimit të afatit të dorëzimit dhe vlerësimit të teksteve, Komisioni i Vlerësimit të Teksteve Shkollore, i ngritur në MAS, në prezencë të shtëpive botuese apo subjekteve, bën hapjen dhe leximin e çmimeve të propozuara për tekstet nga subjektet dhe një kopje të procesverbalit të hapjes e vë në dispozicion të palëve pjesëmarrëse në proces.

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit dhe renditjes së teksteve, për tekstet që rezultojnë fituese, MAS bën përllogaritjen dhe vlerësimin e çmimit mesatar aritmetik, ose çmimit tavan të teksteve të miratuara. Çmimi mesatar aritmetik ose çmimi tavan përllogaritet si shumatore e çmimit të teksteve fituese për një tekst të caktuar, pjesëtuar me numrin e teksteve fituese.

Ky çmim tavan aplikohet për ato tekste, për të cilat çmimi i propozuar nga subjekti e tejkalon çmimin tavan, ndërsa për tekstet e ofruara me çmim poshtë çmimit tavan do të shiten me çmimin e ofruar nga subjekti.

Çmimet
Nëse çmimi tavan i përllogaritur nga MAS-i ose çmimet e propozuara poshtë çmimit tavan nga subjektet, për tekstet e vlerësuara, tejkalojnë marxhin sa norma e inflacionit mbi çmimin tavan të tekstit analog të të njëjtit tekst të aplikuar në vitin e mëparshëm, MASi i kërkon subjektit analizë të detajuar të çmimit dhe vlerëson çmimin e propozuar nga subjekti, por çmimi përfundimtar nuk duhet të tejkalojë marxhin sa norma e inflacionit për vitin aktual mbi çmimin tavan të tekstit analog i aplikuar në vitin e mëparshëm.

Për vlerësimin e çmimit të përmbajtjeve digjitale, do të operohet me të njëjtën procedurë si më sipër, por për këto përmbajtje kufiri maksimal nuk duhet të tejkalojë marxhin prej plus 50% të normës së inflacionit mbi çmimin e tekstit analog në formatin hard-copy.

Por, referuar kufizimit të vendosur, nëse çmimi i tekstit të matematikës nga tekstet që kanë qarkulluar vitin e mëparshëm ka qenë 485 lekë, çmimi i vlerësuar dhe pranuar nga MAS-i, nuk mund të jetë më shumë se 502 lekë (485 lekë * marxhi maksimal 3,5 % ), për tekstet e printuara dhe jo më shumë se 510 lekë (485* marxhi maksimal 5.25% ), për përmbajtjet digjitale, vetëm në ato raste kur çmimet e ofruara nga subjekti apo çmimi tavan i përllogaritur nga MAS-i tejkalon ketë kufi.

Tekstet e reja
Për tekstet, të cilat hyjnë në qarkullim për herë të parë dhe nuk ka tekste analoge që mund të përdoren si referencë nga viti i mëparshëm, vlerësimi i çmimit bëhet nga MAS-i, bazuar në çmimin mesatar aritmetik/çmimin tavan, sipas mënyrës së, pra në këtë rast nuk mund të aplikohet kufizimi i vendosur lidhur me kufirin e marxhit maksimal. Për vlerësimin e çmimit të teksteve të reja, të cilat paraqiten me ndryshime në orët mësimore, në krahasim me tekstet analoge të aplikuara në vitin e mëparshëm, vlerësimi i çmimit bëhet nga MAS-i duke marrë parasysh raportin rritës ose zbritës të ngarkesës mësimore, bazuar në çmimin tavan. Në ketë rast, çmim tavan do të konsiderohet çmimi që del sipas formulës: Çmimi i tekstit analog të vitit të kaluar x koeficientin e planit mësimor.

Kriteret e përmbajtjeve për tekstet dixhitale
Çdo përmbajtje digjitale lëndore që do të paraqitet në këtë konkurrim, të plotësojë kriteret e mëposhtme: Të integrojë funksionet bazë «Mësimdhënie/nxënie» dhe “Interaktivitet mësuesnxënës”. Të mundësojë mësimdhënien dhe të nxënit interaktiv të lëndëve përkatëse. Të ketë fleksibilitet për çdo format përdorimi në grup ose individualisht, në mësimin në klasë dhe në distancë. Të funksionojë 100% me tabletat digjitale me të cilat janë pajisur shkollat. Të jetë në dispozicion të përdoruesve përkatës për mësim, pa ndërprerje, gjatë gjithë periudhës së vlefshmërisë.

Të mundësojë përditësimin teknik dhe përmbajtësor, pa penguar ecurinë funksionale të përdorimit. Të jetë lehtësisht e aksesueshme, në mënyrë që të sigurojë cilësinë e mësimdhënies dhe e orientuar drejt minimizimit të kostove.

Përmbajtja digjitale duhet: të jetë e lehtë për t’u përdorur nga të gjithë nxënësit; të jetë e transferueshme nga një hardëare ose mjedis softëare, në tjetrin; të jetë e pavarur, të ripërdoret dhe të përshtatet në kontekste të tjera; të jetë në përputhje me specifikat e teknologjisë SCORM minimalisht me SCORM 1.2. të përmbajë video, audio, animacione ose materiale shtesë funksionale me shpejtësitë nga dial-up, DSL, modem kabllor apo LAN, në bandëidth të ulët dhe të lartë, në rastet kur interneti mungon në shkolla. të sigurojë qasje në përmbajtjen digjitale të përdoruesit të fundit. të mos jetë e kufizuar në: hyperlinks, navigacion, elementet dhe modifikimet e përdoruesit. të përsëriten apo të përditësohen komponentet e përmbajtjes në tërësinë e tyre ose individuale, si p.sh. testimet, simulimet, temat/modulet, diskutimet, projektet etj. të organizohen file-t në dosje që korrespondojnë me kapitujt, rezultatet e të nxënit, apo katalogët e përmbajtjes. Ato duhet të përfshijnë: 1) shënimet që përshkruajnë tematikat, mësimet, apo aktivitetet që duhen përmbushur; 2) vlerësimet e kohës së nevojshme për të përfunduar aktivitetet etj. j) të ketë bibliotekë me përmbajtje digjitale standarde (ushtrime, simulime, programe të plota mësimore sipas orëve mësimore etj.).
 
Shembulli i parë për përcaktimin e çmimit
Shembull i përllogaritjes së çmimit të teksteve shkollore të reja: Matematika klasa e parë (hard copy) Shtëpia botuese X, me çmim të propozuar 500 lekë. Shtëpia botuese Y, me çmim të propozuar 555 lekë. Shtëpia botuese Z, me çmim të propozuar 445 lekë. Çmimi tavan për tri tekstet e vlerësuara më sipër, i përllogaritur nga MAS-i është 500 lekë. Shtëpia botuese Z, e cila ka propozuar çmimin poshtë çmimit tavan, pas vlerësimit nga MAS-i, do të shesë tekstet me çmimin e propozuar, pra 445 lekë, ndërsa shtëpitë botuese X dhe Y, të cilat kanë ofruar çmim mbi çmimin tavan, do të duhet të ulin çmimin e ofruar, në nivelin jo më shume se çmimi tavan, pra jo më shumë se 500 lekë.
 
Shembulli i dytë për përcaktimin e çmimit
Shembull: Në qoftë se teksti analog i vitit kaluar ishte 360 lekë dhe koeficienti rritës i planit mësimor është 1,35 ose plus 35 %, atëherë çmimi tavan do të jetë: 360 lekë x 1.35 = 486 lekë. Në ketë rast, çmimi tavan i përllogaritur nga MAS-i për tri tekstet është 486 lekë. Në këtë rast: Shtëpia botuese Z, e cila ka propozuar çmimin poshtë çmimit tavan, pas vlerësimit nga MAS-i, do të shesë tekstet me çmimin e propozuar, pra 445 lekë, ndërsa shtëpitë botuese X dhe Y, të cilat kanë ofruar çmim mbi çmimin tavan, duhet të ulin çmimin e ofruar, në nivelin jo më shumë se çmimi tavan, pra jo më shumë se 486 lekë. 4.4 Nëse në përfundim të procesit të vlerësimit rezultojnë më pak se dy tekste të kualifikuara, çmimi i tekstit vendoset nga subjekti dhe MAS-i përllogarit çmimin, duke mbajtur në konsideratë se çmimi i propozuar nga subjekti nuk duhet të kalojë kufirin maksimal të normës së inflacionit mbi çmimin tavan të tekstit analog për tekstet e printuara dhe plus 50% të normës së inflacionit për përmbajtjet digjitale.
 
 
Formula
Nëse çmimi i tekstit të matematikës nga tekstet që kanë qarkulluar vitin e mëparshëm ka qenë 485 lekë, çmimi i vlerësuar dhe pranuar nga MAS-i, nuk mund të jetë më shumë se 502 lekë (485 lekë * marxhi maksimal 3,5 %)
 
Çmimi
Shembull: Në qoftë se teksti analog i vitit kaluar ishte 360 lekë dhe koeficienti rritës i planit mësimor është 1,35 ose plus 35 %, atëherë çmimi tavan do të jetë: 360 lekë x 1.35 = 486 lekë

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës