TIRANE-6 farmaci dhe 7 njësi tregtare fruta-perime janë kapur me çmime abuzive ndaj qytetarëve. Rastet, njofton ministria e Financave dhe Ekonomisë janë konstatuar pas denoncimit të qytetarëve.
Ndërkohë që nga dita e nesërme, në qytetet kryesore të vendit do të jenë në terren Task Forca, me prezencën e Tatimeve, Policisë, Agjensia Kombëtare e Barnave dhe AKU-së për të kontrolluar situatën dhe çmimet me qëllim shmangien e abuzimeve.
"Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në kuadër të masave të marra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19, si dhe në kushtet e ndalimqarkullimit, përmes strukturave të saj po monitoron sjelljen e tregjeve për të shmangur çdo abuzim të mundshëm nga tregtarët. Për këtë qëllim që nga dje është në dispozicion numri i gjelbër pa pagesë 0800 14 14, ku të gjithë mund të bëjnë denoncime të rasteve që konstatojnë.
Në zbatim të këtyre masave të marra nga të gjithë strukturat tona, Administrata Tatimore po ndjek nga afër zhvillimet e fundit, sidomos funksionimin e tregtisë. Është koha që të gjithë të bashkëpunojmë dhe solidarizohemi për të përballuar këtë situatë të vështirë, jo për të abuzuar.
Falenderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm, ku vetëm sot janë regjistruar 75 denoncime. Në vijim të tyre DPT ka verifikuar 13 raste me shkelje të legjislacionit tatimor, nga të cilat 6 farmaci dhe 7 njësi tregtare fruta-perime. Gjatë verifikimeve janë evidentuar çmimet e shitjeve dhe të blerjeve, duke i kaluar për ndjekje të mëtejshme të organeve kopetente në rast rritjesh artificiale të tyre.
Ndërkohë që nga nesër në qytetet kryesore të vendit do të jenë në terren Task Forca, me prezencën e Tatimeve, Policisë, Agjensia Kombëtare e Barnave dhe AKU-së.
Inkurajojmë të gjithë qytetarët të vijojnë denoncimin e rasteve abuzive dhe këshillojmë, që asnjëri të mos largohet nga njësitë tregtare pa marrë kuponin tatimor dhe të sigurohet që përshkrimi në kuponin tatimor është i njëjtë me mallin e marrë. Të gjithë bashkë, për t'i thënë jo abuzimi" njofton ministria e Financave dhe Ekonomisë.
KETO FARMACI DHE TREGJE QE NGREJNE CMIMET ,,T'JA HYJE POPULLI NE DRU NE PUBLIK KU TE DHEMB E KU TE DJEG,,,ME THUPRA,,,,ASNJE MESHIRE MOS KINI......
PërgjigjuHajde kapeni kete oliverin ne portin e vlores se e ka cuar rrakin 2000 lek teken kete matrapazin qe po shet nje birr 4000 lek nje vez 1500 lek mos y ngopt
Përgjigju1. Numri i gjelbër pa pagesë 0800 14 14 ka vite qe eshte per denoncine ne DPT 2. Cfare shkelje të legjislacionit tatimor kene bere subjektet e denoncuara? DO VENDOSNI CMIMET ME VKM ? 3. Kush tregon nj fature tetimore ose kupon tatimor per limona ka falas 2 kg
Përgjigju....Si ne kohe lufte...... Kush mundohet te perfitoje nga fatkeqesia qe na ka zene ka 2 opsione : 1.Konffiskim i menjehershem i te gjithe pasurise! 2. Burg,burg,burg,burg,burg,burg !!!!
PërgjigjuFajtoreve pa faj tju hiqet licensa
PërgjigjuMERRUNI SHPIRIN HAJDUTEVE TE GJITH KAN NGRITUR ÇMIMET DHE ISHALLA I BEJN ILAÇE PER VETE DHE FEMIJET E TYRE
PërgjigjuNormal qe me fature zgjidhen gjerat, por neper fruta-perime nuk te jep asnje fature. Aq me teper elektronike nga kasa.. Keshtu qe me mire dilni ne kontrolle te papritura qe t’i kapni ne befasi se ndryshe nuk zgjidhet.
PërgjigjuDilni tgjith shqiprine se i kan rrit cmimet, 4 mij lek kg limonave, e myten miletin
Përgjigju@kot lexo fjaline mbas specit. Sigurisht qe nuk ka asnje gje qe te shpeton nga ky virus.
Po pse mo miti ajo vitamina specit do te shpetoj nga virusi?! Imuniteti nuk rritet se henge nje jave speca apo brokoli.
Po per limonat mire tua bejne, se injorantet mendojne se vitamina C e limonit do ti shpetoje nga Covid-19. Hani speca te gjalle, kiwi, majdanoz dhe brokoli se kane shume me teper vitamine C se limoni. Por e gjitha eshte e kote, eshte si te perdoresh buke-peshku ne vend te antiplumbit. Eshte njelloj si ata qe thone se rakia te mbron. Nderkohe qe virusi merret nga rruget e frymemarrjes ose prekja e mukozave te fytyres (buze, hunde dhe sy) me duar te infektuara. A thua rakine do ta pine me hunde qe do ti shpetoje.