Rriten edhe pagat e ushtarakëve 
Rama: S'do jeni më të braktisur!

Rriten edhe pagat e ushtarakëve <br />Rama: S'do jeni më të braktisur!
Nga 1 marsi i 2017-ës, do të rriten pagat edhe për ushtarakët.

Pas një serie rritjeje pagash të kategorive të: mësuesve, pedagogëve, policëve dhe mjekëve u erdhi radha edhe ushtarakëve. Lajmi u dha nga Kryeministri Rama në një takim të zhvilluar me ushtarakë në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes. 

"U fol nga ministrja dhe ministri për rritjen e rrogave dhe u bë pak si mister rritja e rrogës së ushtarakëve, por në fakt nuk ka asnjë mister. Ne kemi bërë një debat shumë të hapur me Fondin Monetar Ndërkombëtar, pasi për hir të të vërtetës, FMN - që e vlerësoi shumë pozitivisht gjithë ecurinë e reformave dhe gjithë përmirësimin e ndjeshëm të të dhënave të financave dhe të ekonomisë tonë, - donte që edhe këtë vit ne të mos rrisnim nominalisht pagat, me një logjikë të ftohtë aritmetike. Ndërkohë që unë kam qenë dhe mbetem i bindur për të kundërtën.

Aspak pse ka zgjedhje, sepse kam dëgjuar dhe këtë që meqë ka zgjedhje vitin tjetër, ne po rrisim pagat. Jo, nuk ka lidhje me zgjedhjet. Këtu jemi në një vend ku unë s’kam dëshirë fare t’i referohem politikës së ditës. Po t’i referohesha do thoja që, si të rriten pagat, si të mos rriten pagat, ne e dimë shumë mirë se si do mbarojnë për ne zgjedhjet. Por, kjo ka lidhje me faktin që reformat nuk janë dhe s’mund të trajtohen si mjete ekskluzive në dorën e qeverisë. 

Mua nuk më shkon që rroga e ushtarakëve të rritet këtë herë më pak se rroga e punonjësve të policisë.

Tani jemi në momentin kur jemi midis një rritje 5-7% të rrogës për ushtarakët që në këndvështrimin tim nuk është mjaft dhe një rritje 8-10 % që është paralele si rritja për gjithë të tjerët. Po themi gjithë të tjerët lart, jo gjithë të tjerët poshtë"
, u shpreh Rama. 

Ky shpërblim është më i freskëti në vargun e benefiteve të përfituara prej ushtarakëve në këto 3 vitet e fundit, midis të cilëve falja e borxhit që shteti u imponoi, rikthimi i kompensimit ushqimor dhe i suplementeve në paga e pensione. 

Kreu i qeverisë deklaroi se ushtria nuk do të bjerë më në kllapinë e mëparshme, kur flota u paralizua nga mungesa e karburantit dhe mosekzekutimi i paligjshëm i vendimit të Gjykatës Kushtetuese i ktheu ushtarakët në borxhlinj ndaj Institutit të Sigurimeve. 

Në total, qeveria e mëparshme u kërkoi 5 425 ushtarakëve të kthenin së bashku rreth 13 milionë dollarë, nga pensionet që kishin marrë dhe që sipas ligjit të ndryshuar prej asaj vetë, rezultuan pensione “shumë të larta”. 

Kryeministri vuri në dukje arbitraritetin e ish-ministrit të Financave, që në Parlament theksoi se nuk do të zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i jepte të drejtë ushtarakëve.

Rikthimi i dinjitetit të ushtrisë është ndër synimet më të rëndësishme të qeverisë”, tha Rama.

Duke filluar nga muaji Mars i vitit të ardhshëm pagat e ushtarakëve do të jenë në masën 5% deri në 7 % më të larta. Masa e rritjes do të vendoset në asimetri me gradat e ushtarakëve që do të çojë në shtesa. 

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në takimin me ushtarakët: 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai