Rriten ekzaminimet për kancerin
e gjirit, zgjatet orari i vizitave

Rriten ekzaminimet për kancerin<br />e gjirit, zgjatet orari i vizitave
ELBASAN- Në muajin e sensibilizimit kundër kancerit të gjirit shërbimi i mamografisë pranë Urgjencës së Qendrës Spitalore “Xhaferr Kongoli” do të jetë me orar të shtuar në shërbim të grave dhe vajzave që kërkojnë të bëjnë një kontroll për të parandaluar përhapjen e një sëmundje të rrezikshme që nëse nuk kapet në kohë mund të shkaktojë edhe humbjen e jetës. Në shërbimin e mamografisë, gratë e kanë kuptuar rëndësinë e këtij ekzaminimi.
 
Gjatë ditëve të para të muajit tetor numri i atyre që kanë bërë kontroll është rritur dhe janë kryesisht gra të pasiguruara dhe nga zonat rurale.
 
Në këtë muaj të rëndësishëm drejtoresha e Qendrës Spitalore “Xhaferr Kongoli”, Desantila Tahiraj i ka bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave të paraqiten për të bërë një ekzaminim të tillë pasi kjo do tu shpëtojë jetën. Ajo konfirmoi faktin se gjatë këtij muaji nuk do të ndiqet sistemi i referimit.
 
Gjithashtu, Tahiraj deklaroi se pranë qendrës spitalore do të hapet qendra e kujdesit paliativ e shumë shpejt do të ofrohet edhe kimeoterapi.
 
Interesimi më i madh i grave dhe vajzave ka qenë menjëherë pas shqetësimeve të para të shfaqura. Megjithatë mjekët i bëjnë thirrje që edhe kandidatet femra të cilat kanë pasur të afërm të prekur me kancer të gjirit, duhet të paraqiten për të bërë mamografinë, pasi ato mund të kenë të trashëguar prekshmërinë nga sëmundja.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024