Rriten investimet e huaja në 6 muaj, ‘bumi’ në pasuri të paluajtshme, më shumë nga Italia, Gjermania dhe Holanda

Viti 2022, po rezulton i suksesshëm për investimet e huaja, të cilat kanë arritur në vlera rekord. Në gjashtë muaj në vend janë investuar nga shtetet e huaja 634 milionë euro, nga 469 milionë euro që ishin në vitin e kaluar. Madje janë kapërcyer edhe shifrat e vitit 2019, kohë kur të huajt investuan në Shqipëri 546 milionë euro.

Nga janari në qershor sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë peshën më të madhe të investimeve e mbajnë Italia  me 75 milionë euro, Holanda me 70 milionë euro dhe Gjermania me 59 milionë euro. Por në krahasim me vitet e kaluara është regjistruar rënie e vlerës së investimeve nga Holanda, Turqia dhe Zvicra. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe ka pasur bum investimesh nga shtete dhe organizata që nuk deklarohen për arsye konfidencialiteti. Nga 61 milionë euro që ishte vlera e investimit vjet, në 300 milionë euro këtë vit.

Vëmendja më e madhe e investitorëve të huaj vijon të jetë e përqendruar në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në sektorin energjetik. Konkretisht në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë investuar 142 milionë euro në pasuri të paluajtshme duke u rritur me 62 milionë euro. Investimi në këtë industri ka marrë hov të madh në vitet e fundit, ku jo vetëm vëmendja e të huajve por edhe e shqiptarëve është e përqendruar kryesisht tek pasuritë e paluajtshme, dhe investimi në prona.

Në vend të dytë me rritjen më të madhe të investimeve është energjia elektrike. Nga 42 milionë euro që u investuan në këtë sektor në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, në të njëjtën periudhë këtë vit janë investuar nga të huajt 103 milionë euro. Fokusi në sektorin energjetik këtë vit është përqendruar tek investimet në burimet e rinovueshme, si parku i Karavastasë dhe ai i Spitallës. Ndërsa në vend të tretë renditet industria përpunuese me rritje prej 41 milionë eurosh, pasi në total u investuan 84 milionë euro.

INVESTIMET NGA AUSTRIA

Janar-Qershor 2019         31 mln euro

Janar-Qershor 2021         27 mln euro

Janar-Qershor 2022         33 mln euro

INVESTIMET NGA ZVICRA

Janar-Qershor 2019         112 mln euro

Janar-Qershor 2021         28 mln euro

Janar-Qershor 2022         16 mln euro

INVESTIMET NGA GJERMANIA

Janar-Qershor 2019         5 mln euro

Janar-Qershor 2021         19 mln euro

Janar-Qershor 2022         59 mln euro

INVESTIMET NGA ITALIA

Janar-Qershor 2019         52 mln euro

Janar-Qershor 2021         63 mln euro

Janar-Qershor 2022         75 mln euro

INVESTIMET NGA KOSOVA

Janar-Qershor 2019         3 mln euro

Janar-Qershor 2021         20 mln euro

Janar-Qershor 2022         29 mln euro

INVESTIMET NGA HOLANDA

Janar-Qershor 2019         122 mln euro

Janar-Qershor 2021         106 mln euro

Janar-Qershor 2022           70 mln euro

INVESTIMET NGA TURQIA

Janar-Qershor 2019         34 mln euro

Janar-Qershor 2021         49 mln euro

Janar-Qershor 2022        -59 mln euro

PA EMËR SHTETI PËR ARSYE KONFIDENCIALITETI

Janar-Qershor 2019         116 mln euro

Janar-Qershor 2021         61 mln euro

Janar-Qershor 2022        300 mln euro

TOTALI I INVESTIMEVE TË HUAJA

Janar-Qershor 2019         546 mln euro

Janar-Qershor 2021         469 mln euro

Janar-Qershor 2022         634 mln euro

PA EMËR SHTETI PËR ARSYE KONFIDENCIALITETI

Janar-Qershor 2019        116 mln euro

Janar-Qershor 2021         61 mln euro

Janar-Qershor 2022        300 mln euro

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 27/09/2022 09:03

    Ore spekullimi me pronat e patundshme esht i qaret vec kur te plasi

    Përgjigju
  • Koli: 26/09/2022 17:03

    Ndertimi poshte por m2 vazhdon shkon 3-4000. Rruga Kosovareve, brenda Qendres nuk ka ndertim te ri pa 1700 Euro minimum por me diferenca te medha ndermjet siperfaqes se perbashket dhe asaj qe te takon. Vjedhje.

    Përgjigju
    • Anonim: 26/09/2022 18:42

      Edhe ne Gjermani gjen Immobilie me te lira se ne Tiran Cmenduri

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë