TIRANE, 15 Nëntor/ATSH/- Të ardhurat nga taksa doganore për periudhën janar - shtator 2014 janë rreth 4.2 miliardë lekë dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, të ardhurat nga kjo taksë janë rritur me 6 për qind.
Sipas të dhënave të publikuara nga ministria e Financave, rritja e të ardhurave nga taksa doganore është e shoqëruar me argumentin e rritjes së importeve dhe të ardhurave nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar, për arsye se niveli mesatar i taksimit, për shkak të zbatimit të Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë, është ulur nga 1.4 për qind në 1.3 për qind./ATSH/
/Shqiptarja.com