Rriten ndjeshëm rastet Covid në Itali/ Autoriteti i virologjisë: Ata nuk janë të sëmurë por të infektuar…

Rriten ndjeshëm rastet Covid në Itali/ Autoriteti i virologjisë: Ata nuk janë të sëmurë por të infektuar…

Virologia italiane Ilaria Capua, drejtuese e ‘One Center of Excellence Health Center’ në Universitetin e Florida në SHBA, ka përqafuar tezën e shumë ekspertëve të tjerë, siç është profesori italian Matteo Bassetti, sipas të cilit duhet të bëhet një dallim i qartë midis të infektuarve dhe të sëmurëve.

Capua: Të infektuarit nuk janë të sëmurë

Në një intervistë për ‘Sky Tg24’, Capua tha se duhet të shikonte me kujdes ajo që po ndodh në Itali, ku gjendja në spitalet Covid as që mund të krahasohet me situatën e mëparshme. Ajo më pas sqaroi se rritja e numrit të pozitivëve ditëve të fundit është për faktin se njerëzit nuk mund të mbyllen përgjithmonë në shtëpi. 

“Jemi në verë dhe padyshim që lëvizim edhe për pushime, por është mirë të kuptojmë se numrat e fundit nuk janë njerëz të sëmurë nga Covid por të infektuar nga koronavirusi”.
Capua, megjithatë theksoi se ky virus nuk do të largohet për momentin dhe do të duhet të mësohemi të kalojmë me atë një kohë të gjatë. Disa vende kanë kuptuar se si ta trajtojnë situatën e emergjencës shëndetësore dhe po përpiqen ta mbajnë atë nën kontroll. 

Virologia italiane tha gjithashtu se "në vendet e tjera si SHBA, veçanërisht në shtetin e Florida-s, qarkullimi viral është shumë më aktiv. 

"Unë sinqerisht jam mjaft e shqetësuar për atë që do të ndodhë në SHB. dhe shikoj me shumë kujdes atë që po ndodh në Evropë. Në Itali, për mendimin tim, gjendaj është përmirësuar ndjeshëm. Virusi qarkullon në disa popullata, njerëzit më të brishtë kanë kuptuar që duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë maska".

Sipas saj, pandemia Covid nuk zhvillohet në të njëjtën mënyrë kudo. Lombardia, Londra dhe New York janë tre raste të ndryshme. 

“Nëse largonim qytetet e mëdha nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, koronavirusi nga një infeksion shumë më i rëndë se gripi, do të ishte një formë normale gripi”. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend