Rriten pagat për ushtarakët
tabelat për të gjitha kategoritë

Rriten pagat për ushtarakët<br />tabelat për të gjitha kategoritë
Zbardhet vendimi i plotë i qeverisë për rritjen e pagave të ushtarakëve. Paga minimale do të jetë për ushtarët e parë paga do të jetë 33.600 lekë ndërkohë që paga më e lartë do të jetë Gjeneralin Lejtnant në masën 169 e 500 lekë. Gazeta sjell sot të gjitha tabelat me ndryshimet për ushtarakët, bashkë me to edhe shtesat që përfitohet në çdo rast.

“Nga ndryshimi i pagave preken: Ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura: oficerë, nënoficerë aktivë dhe ushtarë active. Kursantët, kandidatët për ushtar. Ushtarakët aktivë të personelit akademik, të punësuar me kohë të plotë në Akademinë e Forcave të Armatosura, të cilët trajtohen në pagë, përfitojnë shtesë për vjetërsi në punë, në masën 0,5 % për çdo vit pune, por jo më shumë se 15 vjet.

Ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura përfitojnë shtesë mbi pagë për kushte të veçanta pune e shërbimi. Ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura, të cilët punojnë në vende të vështira pune, përfitojnë shtesë mbi pagë për punë të vështira e të dëmshme për shëndetin.

Ushtarakët, funksioni i të cilëve përmban dy apo më shumë emërtime që përfitojnë shtesë për punë të vështirë e të dëmshme në shëndet, të trajtohen vetëm me një shtesë.

Masa e shtesës për çdo vend pune brenda kufijve si më sipër, vështirësia e funksionit si dhe kriteret për përfitimin e shtesës mbi pagë përcaktohen me urdhër të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, - thuhet në vendimin e qeverisë.


  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament