‘Nisi me një qerasje! Sot s’jetoj pa metadon’ rrëfehet për Report Tv përdoruesi i drogës! Mjekët: 2 raste në ditë në QSUT! Mbi 9 mijë persona marrin lëndë narkotike

“Ishim 4 çuna, njëri nga ne na qerasi. Ishte hera e tij e 2/3 që pinte”. Kështu e nisi Artani drogën në moshën 17 vjeçare në qytetin e Fierit. Ai sot është 41 vjeç, dhe numëron plot 23 vite si përdorues i lëndëve narkotike, nga ata më të lehtat deri tek ata më të rëndat.

Ai thotë për Report TV se në fillimet e tij ishte i vetëdijshëm për pasojat, e pavarësisht kësaj donte të shijonte momentin dhe adrenalinën e çastit.

“Kur e përdor për herë të parë për momentin nuk don t’ja dish për asgjë. Jo se nuk i din pasojat, por në atë moment s’do t’ja dish. Je një adoleshentë i vetëdijshëm. I dijm të dyja anët e medaljes”.-thotë Artani.

Ishte 19 vjeç kur kuptoi se kishte krijuar varësi ndaj drogës, e pavarësisht kësaj nuk u ndal por vazhdoi ë njëjtën rrugë.

‘Pasi kaluan 1-2 vjet e kuptova se kisha krijuar varësi. Pas disa javësh minimumi ta kuptosh që ke krijuar varësi. Atë varësit një ditë do të të duken si grip, një ditë sikur je i lodhur. Minimumi janë pasojat që ke dhimbje fizike çdo ditë, 24/7. Nese s’ke lekë për të konsumuar në 1 muaj. Meqë jam i papunë jam i detyruar të përdor metadonin si zgjidhje, nuk kam rrugë tjetër.’- shprehet Artani.

Por si rasti i Tanit janë mijëra të rinjtë dhe të reja në vendin tonë, që po përballen me këtë situatë.  Sipas Genc Muçollari drejtues i qendrës “Aksion Plus”  në rang vendi janë rreth 9 mijë persona përdorues problematikë dhe që kanë krijuar varësi, ndërsa rreth 1 mijë prej tyre trajtohen me metadon. Për Report TV ai tregon se mes të rinjve po qarkullojnë edhe drogëra të reja të pazbuluara më parë.

‘Gjithashtu bëhet fjalë mes të rinjve përdorimi i drogërave të reja të cilët futen në treg, të cilat janë të pakonfirmuara edhe nga institucionet që merren me këtë gjë. Ky është një rrezik i shtuar sepse janë droga të reja që nuk dihen rreziqet e tyre, shkalla e përdorimit, mënyra e marrjes dhe përzierjet që mund të kenë brenda’.- tha Genc Muçollari Drejtor ‘Aksion Plus’.

Për mjekët në vendin tonë mbetet ende një stigmë marrja e shërbimit shëndetësor nga përdoruesit.

“Stigma është goxha e fuqishme në mentalitetin e popullit tonë”.- u shpreh Alert Drishti Toksikolog QSUT.

1 deri në 2 raste mesatarisht regjistrohen në ditë në urgjencën e QSUT për të marrë shërbim shëndetësor, ndërsa kjo shifër rritet më shumë gjatë fundjavave apo ditëve të festave

“Në ditë të zakonshme mund të themi se kemi 1-2 ose maksimumi 3 raste, fusim këtu kokainë, heroinë dhe hashashin, përjashtuar alkoolin. Ndërsa në fundjavë shkojnë 5-6 pacientë”.- tha Alert Drishti Toksikolog QSUT.

Numri I përdoruesve vjen në rritje, por mjekët kanë konstatuar faktin shqetësues, atë të dyfishimit të rasteve të përdorimit të narkotikëve nga vajzat dhe gratë

“Ka një tendencë të lehtë të uljes së moshës së përdoruesve. Ajo që vihet re që është pak më e shqetësuar është gjinia. Konstatohet se numri i femrave përdoruese ka ardhur në rritje. Nëse dikur kemi pasur 1-2%, tani jemi te 5-6% femra që vijnë për të kërkuar ndihmë në QSUT”.- tha Alert Drishti Toksikolog QSUT.

Nëse do riktheheshit në moshën 17 vjeçare, a do i futeshit kësaj rruge?

“As që bëhet llaf se sdo i futesha kësaj rruge, po flas me mendjen që kam tani, pas asaj që kam kaluar”.- u shpreh Artani.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!