Rriten rastet e reja Covid në Itali! Regjistrohen 1326 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Rriten rastet e reja Covid në Itali! Regjistrohen 1326 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 6 viktima nga koronavirusi,(dje ishin 8).

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35 497.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1326 raste të reja pozitiv,( dje ishin 978) për një total prej 271 518 të prekurish nga Covid.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 237 raste të reja pozitiv.

Që prej fillimit të pandemisë në Rajon totali i vdekjeve është 16.869, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në mbi 100 mijë kurse të shëruarit numërohen në mbi 75 mijë.

Për profesorin Graziano Onder nga Instituti i Lartë i Shëndetit dhe shefi i departamentit të sëmundjeve kardiovaskulare, Italia për sa i përket numrave është rikthyer në kohën e para emergjencës shëndetësore.

"Midis marsit dhe prillit në qendrat e mëdha urbane kishte shifra shumë të larta të vdekshmërisë, në Bergamo 500% më shumë. Tani është normale që tendenca e vdekshmërisë është ulur në mënyrë drastike".


Lajmi kryesor:

Italia regjistron 1326 të infektuar dhe 6 viktima! SHBA tejkalon pragun e 6 milionë të prekurve nga Covid


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën