Rriten rastet e reja Covid/ Austria fuqizon masat kundër pandemisë

Rriten rastet e reja Covid/ Austria fuqizon masat kundër pandemisë

Austria ka fuqizuar masat kundër pandemisë, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha se duke nisur nga data 14 shtator, mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në të gjitha dyqanet dhe ndërtesat publike. Sipas rregullave të reja, maskat gjithashtu do të jenë të detyrueshme në korridoret e shkollës, por jo në klasa.

Mbajtja e maskave deri më tani ka qenë e detyrueshme në transportin publik dhe në dyqanet "thelbësore", të tilla si supermarketet dhe zyra postare.

Kurz gjithashtu njoftoi rregulla të reja për tubimet publike, të cilat kufizohen në 50 në ambiente të mbyllura dhe 100 në ambiente të hapura

Për organizimet me spektatorë do të lejohet tubimi i 1.500 personave brenda dhe 3.000 jashtë.

"Situata po bëhet sërish serioze. Shifrat kanë vazhduar të rriten javët e fundit", tha kancelari Kurz, në një konference për media.

Deri më tani, Austria ka raportuar pothuajse 32.000 raste me koronavirus dhe 750 vdekje, raporton BBC.


Lajmi kryesor:

Në Itali regjistrohen 1616 raste të reja dhe 10 viktima! Izraeli drejt mbylljes totale për dy javë…80 viktima Covid në Francë


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë