Rriten rastet me COVID në Kinë, disa zona në izolim! 800 mijë qytetarëve në Wuhan u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi

Rriten rastet me COVID në Kinë, disa zona në izolim! 800 mijë qytetarëve në Wuhan u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi

Një zonë në Shangai e vendosur në izolim

Dhjetëra qytete në të gjithë Kinën, përfshirë Wuhanin ku u regjistrua për herë të parë koronavirusi, kanë hyrë në karantinë, ndërsa vendi po ndjek politikën ‘zero Covid’ të liderit Xi Jinping. Më shumë se 800.000 njerëzve në një rreth në Wuhan iu tha të qëndrojnë në shtëpi deri më 30 tetor.

Qyteti i Zhengzhou, shtëpia e fabrikës më të madhe të prodhimit të iPhone në botë, u prek gjithashtu. Kjo mbyllje e disa zonave vjen pasi Kina raportoi një ditë të tretë radhazi më shumë se 1.000 qytetarë të infektuar me koronavirus.

Në fillim të këtij muaji, Xi sinjalizoi se nuk do të ketë lehtësim të politikës zero-Covid, duke e quajtur atë një "luftë popullore për të ndaluar përhapjen e virusit". Që nga 24 tetori, rreth 28 qytete në të gjithë Kinën janë futur në karantinë, ndërsa rreth 207 milionë njerëz janë prekur nga virusi.

Në të gjithë vendin, rreth 200 vende janë futur në karantinë, vende që janë cilësuar si me rrezik të lartë apo mesatar për përhapjen e koronavirusit. Banorët në zona të ndryshme u nënshtrohen rregullave të ndryshme, në varësi të faktit nëse ata janë në një zonë me rrezik të ulët infeksioni, të mesëm apo të lartë

Wuhan raportoi deri në 25 infeksione të reja në ditë këtë javë dhe më shumë se 200 raste gjatë dy javëve të fundit. Në Zhengzhou, një "numër i vogël punonjësish" nga Foxconn, një prodhues i madh për Apple, janë "prekur nga COVID", tha prodhuesi për BBC.

Në fillim të kësaj jave, shkollimi dhe ngrënia në restorante u pezulluan në qendrën jugore kineze të Guangzhou, e cila të enjten raportoi 19 raste të reja të virusit, disa lagje në qytet gjithashtu mbeten subjekt i masave të ndryshme kontrolli. Edhe rajone të tjera si Tibeti janë prekur, ndërsa në fillim të kësaj jave kishte edhe protesta kundër masave të rrepta zero-Covid në kryeqytetin rajonal Lhasa. Qyteti ka qenë nën izolim për gati tre muaj.

Video të shumta në mediat sociale treguan qindra njerëz që protestonin dhe përlesheshin me policinë. Thuhet se ata ishin kryesisht punëtorë migrantë kinezë. Një banor i Lhasës konfirmoi për BBC se demonstrata ishte zhvilluar në qytet të mërkurën. Ndonëse këto pak raste me COVID shihe si shpërthime relativisht të vogla në pjesë të tjera të botës, Kina i përmbahet një politike strikte zero-COVID, ku autoritetet përpiqen të ndalojnë një përhapje tjetër të koronavirusit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'