Situata shqetësuese/ Rriten sërish rastet e reja me COVID në vend, 1052 infektime të reja, humbin jetën 14 persona

Situata shqetësuese/ Rriten sërish rastet e reja me COVID në vend, 1052 infektime të reja, humbin jetën 14 persona

Spitali infektiv

Rastet e reja të personave të infektuar me COVID-19 në vend janë rritur sërish. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3974 testime, ku kanë rezultuar 1052 raste të reja dhe 14 persona kanë ndërruar jetë.

Betejën me virusin nuk e kanë fituar 7 qytetare nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Korça të moshave 56 -87 vjeç.

Ministria njofton se aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 408 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 585 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 49,543 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Shpërndarja e rasteve pozitive në bashki:

486 raste në Tiranë, 73 në Vlorë, 48 në Durrës, 43 në Fier, 35 në Sarandë, nga 26 raste në Shkodër, Lushnje, 22 në Berat, 21 në Kukës, 20 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Lezhë, 17 në Kamëz, nga 15 raste në Kurbin, Mallakastër, nga 11 raste në Korçë, Gramsh, Kuçovë, nga 10 raste në Gjirokastër, Delvinë, 9 në Shijak, nga 8 raste në Mirditë, Tepelenë, nga 7 raste në Pogradec, Ura Vajgurore, nga 6 raste në Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 5 raste në Peqin, Memaliaj, nga 4 raste në Kavajë, Përmet, Vau i Dejës, nga 3 raste në Pukë, Bulqizë, Himarë, Kolonjë, Vorë, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë, nga 2 raste në Has, Malësi e Madhe, Skrapar, nga 1 rast në Devoll, Tropojë, Librazhd, Patos, Dropull.

COVID-19 – Statistika (4 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore        1052

Të shëruar në 24 orë     585

Të shtruar në spitale     408

Humbje jete në 24 orë   14

Testime ditore               3974

Testime totale            373,132

Raste pozitive             81,993

Raste të shëruara        49,543

Raste Aktive                31,032

Humbje jete                 1418

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   17657

Fier        2632

Durrës    1718

Shkodër  1531

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 04/02/2021 21:16

    Disa komentues me kritikuan kur thashe se po nuk u rivendos karantina jo 1000 por edhe me shume infektime dhe viktima do te kemi tani qe numuri i te infektuar dhe i viktimave po njeh rritje cfare do te thoni?

    Përgjigju
  • Statistica: 04/02/2021 17:48

    25_30% e SHQIPËTARËVE JANË TË INFEKTUAR ME COVID 19.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Nga e hëna Britania e Madhe aksion 'blic' në gjithë vendin, emigrantët e paligjshëm dërgohen në Ruanda

Nga e hëna Britania e Madhe aksion 'blic' në gjithë vendin, emigrantët e paligjshëm dërgohen në Ruanda