Rriten sërish tensionet, Tajvani ‘përplas’ forcat ajrore e detare me Kinën! 10 avionë luftarakë të Pekinit patrullojnë në kufi të ishullit

Rriten sërish tensionet, Tajvani ‘përplas’ forcat ajrore e detare me Kinën! 10 avionë luftarakë të Pekinit patrullojnë në kufi të ishullit

Avion i Forcave Ajrore të Tajvanit

TAJVAN- Tajvani ka dërguar luftëtarë, anije e sisteme raketorë në gatishmëri për avionët kiezë që qarkullonin në kufi. Ishulli u vu në lëvizje pasi të dielën, u vunë re 10 avionë luftarakë që qarkullonin në një zonë sensitive siç është vija ndarëse e ngushticës së Tajvanit.

Ministrja e Mbrojtjes së Tajvanit tha gjithashtu se 4 anije luftarake kineze kryen patrulla luftarake.

Kjo është hera e tyre në më pak se një javë që Tajvani i është përgjigjur me gatishmëri luftarake patrullimeve nga toka e ajri të Kinës. Afro 37 avionë ushtarakë kinezë fluturuan në zonën e mbrojtjes ajrore të ishullit, disa prej të cilëve më pas fluturuan në Paqësorin perëndimor të enjten.

Kina, e cila e sheh Tajvanin si pjesë territoriale të veten, ka fluturuar rregullisht forcat e saj ajrore në qiell pranë ishullit gjatë tre viteve të fundit. Megjithatë, ata nuk kanë hyrë në hapësirën ajrore territoriale të Tajvanit.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave