Rriten shifrat e të infektuarve me COVID në vend, 1054 raste të reja, 3 humbje jete në 24 orët e fundit! Manastirliu: Mosvaksinimi, pengesë e rrezikshme në përballimin e valës së infektimeve

Rriten shifrat e të infektuarve me COVID në vend, 1054 raste të reja, 3 humbje jete në 24 orët e fundit! Manastirliu: Mosvaksinimi, pengesë e rrezikshme në përballimin e valës së infektimeve

Vendi ynë ka shënuar sërish shifra të larta të të infektuarve me COVID në 24 orët e fundit. Nga 7,256 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1054 qytetarë dhe kanë humbur jetën 3 persona.

Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 303 raste në Tiranë, 157 raste në Shkodër, 60 raste në Durrës, 47 raste në Vlorë, 42 raste në Lezhë, 38 raste në Kavajë, 31 raste në Kurbin, 26 raste në Lushnje, Elbasan, 24 raste në Korçë, 22 raste në Fier, Sarandë, 21 raste në Berat, 17 raste në Gjirokastër, 15 raste Malësi e Madhe, Krujë, 13 raste në Kamëz, Bulqizë, 12 raste në Rrogozhinë, Mat, 11 raste në Peqin, 10 raste në Kukës, 8 raste në Dibër, Divjakë, 7 raste në Himarë, Pogradec, Kuçovë, Prrenjas, 6 raste Vau i Dejës, Patos, Tepelenë, Cërrik, 5 raste në Memaliaj, Dimal, Librazhd, 4 raste në Has, Tropojë, Përmet, Gramsh, 3 raste në Shijak, Konispol, 2 raste në Mirditë, Vorë, 1 rast në Pukë, Fushë-Arrëz, Mallakastër, Selenicë, Këlcyrë, Devoll, Skrapar, Poliçan.

Aktualisht janë 10,088 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetare: Një qytetare 78 vjeç nga Kavaja, një qytetare 79 vjeç nga Tirana dhe një qytetare 87 vjeç nga Vlora.

Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,801 që nga fillimi i epidemisë.

Ministrja Ogerta Manastirliu bën thirrje për vaksinim, ndërsa thotë se mosvaksinimi përbën pengesë të 'rrezikshme' në përballimin e valës së infektimeve

Statistika (31 Gusht 2021)

Raste të reja ditore       1054 

Të shëruar në 24 orë       469

Të shtruar në spitale       96

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 7,256

Testime totale            1,047,380

Raste pozitive             146,387

Raste të shëruara         133,801

Raste Aktive                    10,088

Humbje jete                     2,498

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3,638

Shkodër          1,789

Vlorë               908

Durrës             778

Fier                  695

Lezhë              567

Elbasan           497

Berat               352

Gjirokastër       281

Korçë               254

Dibër                 169

Kukës              160

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:48
Rritja e rasteve me COVID, Manastirliu: Mbi 10 mijë të infektuar aktivë! Mosvaksinimi, pengesë e rrezikshme në përballimin e valës së re të infektimeve

Foto e postuar nga Manastirliu

Vendi ndodhet në mes të një vale të re të COVID, ndërsa numri i rasteve aktive të infeksionit ka shkuar në mbi 10 mijë. Me një postim në Facebook, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë edhe njëherë thirrje për vaksinim, ndërsa thotë se çdo qytetarë duhet të jetë i përgjegjshëm për mbrojtjen e shëndetit të tij, por edhe për të tjerët. Sipas Manastirliut, mosvaksnimi është pengesë 'e rrezikshme' në përballimin e valës së re të infektimeve.

"Rritja e rasteve të infektimeve ditore, shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 10 mijë rasteve aktive me Covid19, kërkon përgjegjësi nga çdo qytetar, për mbrojtjen e shëndetit të tij por edhe për të tjerët.

Mosvaksinimi është pengesë e rrezikshme në përballimin e valës së re të infektimeve.Mos e neglizho vaksinën.

Vaksinat anticovid janë falas në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqëndruar në të gjithë vendin", shkruan Manastirliu.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eks: 31/08/2021 16:17

    Lum kush iken nga kjo bote muti, mos kini frik njeres se skeni ça te humbni nga kjo tok kërrnace e mbajtur peng nga tenja te pa ngopura

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur