Rriten të prekurit me COVID në Berat, 5 anëtarë të një familje pozitiv, mes tyre një fëmijë! 2 raste dhe në Krujë

7 raste të reja janë konfirmuar deri tani me COVID-19, 5 prej tyre në Berat, pjesëtar të një familje dhe 2 në Krujë.

5 raste të reja janë konfirmuar në Berat me COVID-19, anëtarë të një familje. Sipas burimeve të Report Tv, të prekur rezultojnë familjarët e një punonjëse të Bashkisë Berat, mes të cilëve janë babai, mamaja, motra, vëllai dhe vajza e saj 2 vjeç.  Berati vijon ende të mbetet një zonë e gjelbër edhe pse rastet dy ditët e fundit janë rritur ndjeshëm.

Dyshohet se virusi ka ardhur nga mamaja, e cila punonte infermiere në Spitalin e Beratit. Për shkak të punës së saj në Spitalin e Beratit, u është bërë tamponi edhe  54 punonjësve të bluzave të bardha dhe 5 tampone u janë bërë punonjësve të bashkisë, raste kontakti të familjarëve të prekur me COVID-19.

Gjithashtu edhe në Krujë janë konfirmuar dy raste të reja me COVID-19, që janë raste kontakti të të prekurve të ditës së djeshme.

1589528309_berat2.jpg

Foto sot nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Berat
 


Lajmi kryesor:

Vijon në rritje kurba e COVID-19, 18 raste të reja në 24 orët e fundit! MSH: Nëse vijojmë më këto ritme e mbyllim sërish vendin (VIDEO)


I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje