Lufta/ Washington Post: Irani mund të rishqyrtojë planet e tij për hakmarrje! Blinken: I takon liderit të Hamasit të vendosë për armëpushimin

Lufta/ Washington Post: Irani mund të rishqyrtojë planet e tij për hakmarrje! Blinken: I takon liderit të Hamasit të vendosë për armëpushimin

Sulmi i fundit i hezbollah ndaj Izraelit me raketa

Shtete e Bashkuara përpiqen të “mbrojnë” negociatat për të arritur në armëpushimin në Rripin e Gazës.

Situate në Lindjen e Mesme vazhdon të jetë në fije të perit. Pas vrasjes së liderit të Hamasit Haniyeh, javën e kaluar, Irani ka ashpërsuar tonet dhe ka bërë deklarata kërcënuese për sulme të mundura që do i drejtohen Izraelit si përgjigje kundër veprimeve të tij dhe si “hakmarrje” për vrasjen e liderit të tyre politik.

Ngjarje këto që kanë shtuar tension, por dhe kanë krijuar ngërçe në negociatat që administrate e SHBA-ve po ndjek me kujdes të madh.

Synimi është arritja e një “zmbrapsjeje” nga aktet e sulmit apo kundrasulmit dhe mundësia për të arritur një armëpushim. Ndërkaq ditët e fundit sipas ushtria izraelite ka pasur sulme te vazhdueshme në Gaza që kanë prekur zonat humanitare dhe vrarë e plagosur qindra civil pavarësisht pretendimeve se trageti janë celulat terroriste operative.

Sekretari amerikan Antony Blinken ka deklaruar që është në dorën e liderit të ri të Hamasit Yahya Sinwarm, të pranojë arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Gaza.”

‘Ky armëpushim do ndihmojë gjithë palestinezët në nevojë të dëshpëruar për ndihmë”- ka thënë Blinken për gazetarët.

Ndërsa mendohet se Irani do të rishikojë planet e tij për të sulmuar.

Ne platformën X ministri i Mrojtjes izraelian Yoav Gallant i është referuar bisedës së tij më mikun dhe homologun gjerman Boris Pistorius, duke e falenderuar vendosjen në krahë të Izraelit. Ministrat folën për zhvillimet e fundit dhe për kërcënimin Iranian për rajonin në përgjithësi.

Ai e përmbylli fjalën ë tij duke thënë që “Bota e lirë duhet të bashkohet kundër Iranit si destabilizuesi dhe eksportuesi më i madh i terrorizmit”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:01
Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve në disa zona në veri të Gazës

1723050170_izrael.GIF

Izraeli lëshoi një udhër evakuimi për palestinenzët në zona në veri të Gazës të cilat ishin të parat që u goditën kur nisi lufta me Hamasin në tetor.

Urdhi erdhi pasi militantët e Hamasit lëshuan një sërë raketash ndaj Izraelit.

Zëdhënësi i ushtrisë Avichay Adraee njoftoi urdhrat e evakuimit për disa zona në Beit Hanoun dhe Beit Lahiya, dy qytete thuajse të shkatërruara, ku tanket izraelite mësynë në nisje të ofensivës tokësore.

Ndërkohë grupi palestinez Hamas zgjodhi si udhëheqësin e ri të tij, Yahya Sinwar, zyrtarin kryesor në Gazë i cili planifikoi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit. Udhëhëqësi politik i grupit, Ismail Haniyeh u vra në 31 korrik në Iran në një sulm të dyshuar izraelit.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinkn reagoi duke deklaruar se zoti Sinwar ka fuqinë që të sigurojë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.

Të martën, Presidenti Joe Biden bisedoi me homologun egjiptian Abdel Fattah El-Sisi mbi shpresat për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve, ne kuadër të përpjekjeve për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme, të cilat janë shtuar pasi grupi militant libanez Hezbaollah, i mbështetur nga Irani konfirmoi se Izraeli vraau një komandant të lartë në një sulm të rrallë në Bejrut si dhe konfirmoi vrasjen e udhëheqësit Haniyeh.

Lufta në Gazë nisi pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit ku sipas autoriteteve izraelitë u vranë 1200 persona.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi thotë se numri i të vdekurve në Gazë si pasojë e kundërofensivës izraelite po shkon në afro 40 mijë.VOA

Ora 12:07
Washington Post: Irani mund t'i rishikojë planet e ‘hakmarrjes’ për sulm ndaj Izraelit

Rreziku për shpërthimin e luftës në Lindjen e Mesme qëndron i lartë, por funksionarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë deklarojnë së puna këmbëngulëse dhe intensiteti i lartë diplomatik i Joe Biden, mund të jetë duke dhëne frytet e veta.

Irani mund të rishikojë planin dhe të kalojë në një fazë tërheqjeje pas vrasjes të një jave më parë në Teheran të atij që tashmë është ish lideri i politik i Hamasit, Ismail Haniyeh. Hezbollah ndërkohë vazhdon të punojë “nën rrogozë”- shkruan David Ignatius për Washington Post.

Irani mund të rikonsiderojë planet e veta pasi Shtetet e Bashkuara kanë mbledhur asetet e tyre në rajon dhe i kanë dërguar Republikës Islamike mesazhe të qarta për pasojat që do të kishte në stabilitetin e qeverisë dhe presidentit të ri Masoud Pezeshkia nëse do të kishte një përshkallëzim të situatës.

Ora 10:09
Spitale nëntokësore në Izrael, gati për të përballuar sulmin

Thellë nën qytetin verior izraelit të Haifës, është ndërtuar një spital më sipërfaqe të madhe. Qindra shtretër janë rreshtuar brenda mureve të tij prej betoni. Ka salla operacioni, një maternitet dhe pajisjet mjekësore të nevojshme, por ende nuk ka pacientë.

Qendra mjekësore Rambam nisi ndërtimin e këtij spitali-bunker, në vitin 2006 Izrael-Hezbollah.

Funksionon si parking shumëkatësh zakonisht, por në më pak se tre ditë mund të kthehet në një spital. Ka qenë në gatishmëri menjëherë që pas sulmeve të Hamasit në 7 tetor te vitit të kaluar.

Në rast të një sulmi të madh në Izrael , objekti është i pajisur me 2000 shtretër ,i gatshëm për të marrë pacient nga qendrat spitalore mbitokësore dhe të trajtojë viktima të tjera të plagosura nga spitalet brenda qytetit dhe ato pranë.

Ndërsa kërcënimi i një lufte gjithëpërfshirëse rajonale pas vrasjes së liderit të Hamasit Ismael Haniyeh  dhe komandantit te latë të Hezbollahut Fuad Shukr është i lartë, mjekët këtu thonë se janë të përgatitur për një sulm të madh në Haifa.

A.Q/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille