Rriten sërish rastet ditore nga COVID në Itali gjatë 24 orëve të fundit por ka një ulje të numrit të viktimave.
Janë shënuar 17,572 raste të reja dhe 680 vdekje për 24 orë duke shënuar një rritje krahasuar me një ditë më parë vetëm sa i përket infektimeve.
Një ditë më parë kanë rezultuar pozitiv me COVID 14.844 persona si dhe kanë ndërruar jetë 846 të tjerë.
Kurse dy ditë më parë u shënuan 12 mijë raste ditore dhe 491 viktima, shifra këto edhe më të ulëta.
Sakaq, 615883 të infektuar po kurohen në shtëpi, kurse 26897 janë të shtruar në spital e 2926 pacientë po kurohen në repartet e terapisë intensive.