Mediat spanjolle kanë publikuar pamjet nga shtëpia e Lionel Messit, teksa ky i fundit ndodhej këtë fundjavë në shtëpinë e tij në Barcelonë. Në pamjet e publikuara, argjentinasi shfaqet me biçikletë teksa kthehet në shtëpinë e tij Castelldefels, një lagje jashtë kryeqytetit të Katalonjës.

Jashtë shtëpisë së Messit ishte edhe një tifoz i Barcelonës i cili kishte veshur një fanellë të Argjentinës dhe i kërkonte yllit të PSG-së një autograf.

Messi u përpoq ta mbante të fshehtë vizitën e tij në Barcelonë, por gazetarët spanjollë e bënë të pamundur. Leo u largua nga aeroporti El Prat përmes një dalje të fshehur, por Gerard Romero ishte në gjendje të konfirmonte mbërritjen e tij gjithsesi.

Ndërkohë, raportet për rikthimin e mundshëm të argjentinasit në Barcelonë po intensifikohen.