Rritet 3.4% tregtia me
pakicë në tremujorin e dytë

Rritet 3.4% tregtia me<br />pakicë në tremujorin e dytë
Në tremujorin e dytë 2015, indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë është rritur 3.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, njftoi INSTAT. Ndërkaq, në grupin e Tregtisë me Pakicë pa përfshirë këtu Tregtinë me Pakicë të Hidrokarbureve ky indeks ka pësuar një rritje prej 6.2% kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.
 
Në këtë tremujor, në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 8.3% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2014, duke dhënë edhe në këtë tremujor kontributin kryesor në indeksin e volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Princi Leka i prezanton partneres së re vajzën, vogëlushja shihet në shoqërinë e fotografes

FOTO/ Princi Leka i prezanton partneres së re vajzën, vogëlushja shihet në shoqërinë e fotografes