Duhanpirësit në vitin 2023 do të paguajnë më shtrenjtë konsumin e përditshëm të cigareve, madje edhe nëse zgjedhin produkte alternative siç janë cigaret elektronike. Referuar paketës fiskale 2023 dhe në kuadër të planit 5-vjeccar të qeverisë për të nxitur uljen e konsumit të duhanit, nga 1 janari, çmimi për 1 mijë fije cigare do të rritet në 7 mijë lekë nga 6 mijë e 750 lekë që është aktualisht. Çka do të thotë se shqiptarët do të paguajnë në vitin 2023, 5 lekë më shumë për çdo paketë cigare që do të blejnë.
Edhe produktet alternative, cigaret elektronike do të paguajnë akcizë për herë të parë. Ndërkohë, për ekspertët e tregut, qeveria duhet të rrisë kontrollin ndaj tregimit informal të duhanit.
Pedagogët e Universitetit Bujqësorë të Tiranës, më herët për “Report TV” deklaruan se nga rritja e çmimit të duhanit shpëtohen jetë njerëzisht.
“Shqipëria ka relativisht akcizën më të ulët në rajon dhe në zonën e BE. Edhe direktivat e BE tregojnë se vnedi ynë duhet ta rris akcizën. Konsumi i duhanit ka sjell varfërim të atyre që janë në shtresën e mesme, ku janë përfshirë rreth 60 000 perosna. Po ashtu, diku te 30 000 jetë mund të shpëtohen nëse akciza duhanit rritet 7-8 apo 10%”, tha pedagogu Drini Imami.
Por importuesit kryesorë të duhanit I kanë paraprirë rritjes së çmimit duke shtuar sasinë e futur në vend. Sipas INSTAT në nëntor u importuan 319 tonë duhan, niveli më i lartë i viteve të fundit. Në buxhetin e 2023 qeveria planifikon të grumbullojë 59 miliardë lekë apo gati 520 milionë euro nga akcizat, ku peshën më të madhe pritet ta mbajë ajo mbi duhanin. Edhe gjatë këtij viti të ardhurat ngha akciza e duhanit ka zënë peshë të rëndësishme, ku për 11 muaj rezulton se u importuan nga jashtë gati 2 mijë e 900 tonë duhan.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
50%
-
Jo
47.8%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7668
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kolumbi/ Ligjvënësja kapet mat duke pirë cigare elektronike në parlament teksa po diskutohej për reformat e sistemit shëndetësor (VIDEO)
20 Dhjetor 2024, 20:02
-
Jo vetëm shëndetin por edhe ‘xhepin’, studimi: Shqiptarët, 223 mln lekë në muaj shpenzime për sëmundjet që lidhen me duhanpirjen
3 Nëntor 2024, 13:10
-
Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës
1 Gusht 2024, 12:07
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë për shfuqizimin e akcizës së birrës; Mbetet në fuqi ligji aktual: Nuk cenohet liria ekonomike
16 Korrik 2024, 17:48
-
Nga mospërdorimi i kremrave kundër diellit te pirja e duhanit, ja 8 zakone që na bëjnë të plakemi më shpejt
19 Qershor 2024, 15:26
-
Drafti/ Burg kush i shet cigare të miturve! Braçe: Cepat e Kuvendit plotë bishta, ekspertët e shëndetit e pinë vet
10 Qershor 2024, 15:57
-
‘40% e kostove’, qeveria plotëson kërkesën e prodhuesve, do të heqë për 3 vite akcizën e gazit të lëngshëm! Ishte në fuqi prej vitit 2022
3 Maj 2024, 19:28
-
Anglia drejt ndalimit të duhanit: Kush ka lindur pas 1 janarit të vitit 2009 nuk mund të blejë cigare
17 Prill 2024, 22:38
-
DRAFTI/ Kush u shet cigare të miturve burg deri 8 vite! Dënohen me 16 vite nëse shitja e paligjshme sjell vdekje
10 Prill 2024, 20:50
-
Belgjika, vendi i parë që ndalon cigaret elektronike! Vendimi hyn në fuqi nga 1 janari 2025
25 Mars 2024, 14:19
-
Vëzhgimi i Report Tv, duhani i grirë shitet pa pullë në rrugët e Tiranës! Konsumohet nga rreth 30%, dëm shtetit deri në 80 mln euro
9 Mars 2024, 13:27
-
Taksat e reja dhe sfidat e vjetra të 2024-ës! Nis taksimi i 29 mijë profesionistëve, rritet akciza për karburantin e alkoolin! Turizmi e paga 900 euro kryefjala e vitit
1 Janar 2024, 12:20