Rritet çmimi i naftës bruto në bursë, ulet i energjisë! Një fuçi naftë sot në bursë mbi 107 dollarë, 1 megavat 232 €

Pas një rënieje të lehtë të çmimit të naftës bruto në bursë, tanimë ka nisur përsëri rritja graduale. Këtë të premte çmimi i naftës bruto luhatet në 107-108 dollarë fuçia, nga 95.64 dollarë fuçia që ishte në 16 mars.

Dita e mërkurë ishte e vetmja që shënoi të njëjtat çmime si në kohën e para luftës, ndërsa kulmin çmimi i naftës bruto në bursë e arriti më 8 mars kur një fuçi u shit me 127.98 dollarë.

Ndërkohë në raport me 18 shkurtin e këtij viti nafta bruto rezulton të jetë 16.43 dollarë më shumë, pasi para luftës, fuçia tregtohej me 91.39 dollarë.

Kjo luhatje çmimesh në bursë u reflektua menjëherë edhe në tregun vendas, ku çmimi i naftës arriti deri në 270 lekë në mars, që çoi në ndërhyrjen e qeverisë për të stabilizuar çmimet. Aktualisht bordi i ngritur nga qeveria për administrimin e karburantit gjatë kësaj periudhe, e ka ulur çmimin e naftës në 203 lekë litri. 

Nga ana tjetër, prej ditësh çmimi i energjisë elektrike në bursën ndërkombëtare ka pësuar rënie. Çmimi mesatar sot për një megavat është 232.05 euro, nga 154.29 euro që ishte në të njëjtën datë të muajit shkurt. Ndërkohë çmimi i energjisë elektrike arriti kulmin në 8 mars ku një megavat kushtonte mbi 544 euro.

Kjo luhatje e fortë e çmimeve të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse vjen për shkak të pozicionit dominues që ka Rusia në furnizimin e Evropës me këto produkte.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë