KUKES- Rritja e nivelit të Liqenit të Fierzës përmbyt tokat dhe rrugën kryesore në fshatin Breglum të komunës Tërthore në Kukës.
30 familje kanë dhënë alarmin se jeta e tyre është në rrezik pasi niveli i ujit vazhdon të rritet vazhdimisht.
Aktualisht liqeni i Fierzës ndodhet 296 metra mbi nivelin e detit për shkak të prurjeve të mëdha të Lumit Drin, por dhe për faktin se Hidrocentrali është lënë në pushim të plotë për të akumuluar rezerva ujore për stinën e verës.
Dhjetëra banorë ndihen të kërcënuar. Uji ka përmbytur jo vetëm tokat bujqësore duke shkaktuar të mbjellat, por dhe katet e para të shtëpive të fshatit.
Uji ka bllokuar dhe rrugën kryesore ndërsa fëmijët e kanë të pamundur të shkojnë në shkollë.
Banorët udhëtojnë me vështirësi në shtigje malore për të shkuar në punët e tyre dhe për tu lidhur me qendrën administrative. Ata kanë kërkuar ndihmë nga pushteti vendor i cili ende nuk ka gjetur zgjidhje për këta banorë.

KESH: SITUATA NORMALE, PRURJET DHE KUOTA SIPAS PARASHIKIMIT
Pas shqetësimit për rreth 30 familje në fshatin Breglum nw komunën Tërthore në Kukës, të mbjellat dhe banesat e të cilëve janë nën ujë, vjen edhe reagimi i KESH. Kreu I KESH Ëngjëll Zeqo tha per TV News 24 se niveli i tanishën i liqenit të Fierzës është brenda parashikimit.
“Niveli i liqenit të Fierzës është 295.2 metra. Prurjet janë 200 m/kub/s, niveli brenda parashikimit”, shprehet ai.
Sipas tij situata është e qetë, ndërsa shton se po zbatohet rregullorja për digat. “Në liqenin e Fierzës po punohet me dy agregatë, nuk ka stakime”, shton Zeqo.

(bl/ns/shqiptarja.com)