Fondi për kompensimin financiar të pronarëve për vitin 2017 do të rritet me 200 milionë lekë. Në draftin për buxhetin e vitit të ardhshëm, Ministria e financave ka vënë në dispozicion të kompensimit të ish pronarëve 3.8 miliardë lekë, afërsisht 1.6 milionë dollarë më shumë se viti 2016.
Në harkun kohor prej 10 vitesh, Qeveria parashikon të shpenzojë në total 50 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve. Shifra është shumë më e ulët nga fatura fillestare që nevojitej për kompensimin e pronës, e cila arrinte rreth 800 miliardë lekë. Por pas miratimit të ligjit të ri të pronës, kjo faturë u përgjysmua farë formulës së re të llogaritjes së vlerës së kompensimit. Kjo formulë e llogarit kompensimin me zërin kadastral që prona ka pasur në vitin 1945, dhe jo me vlerën aktuale.
Për të plotësuar pjesën tjetër të kompensimit, Qeveria ka në dispozicion një fond tokash bujqësore, pyjesh e kullotash prej rreth 23 mijë hektarësh. Atyre do t’u shtohen edhe fondet e tokave bujqësore të ish kooperativave dhe ndërmarrjeve bujqësore të zëna padrejtësisht. Vetëm në Tiranë ky fond llogaritet rreth 400 hektarë.
Redakisa Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO