Parqet fotovoltaike janë shndërruar në një trend për bizneset, të cilët pasi kanë ezauruar HEC-et, i janë kthyer impjanteve të tjera të prodhimit të energjsë nga dielli dhe era. Ministria e Energjitikës nuk po ndalet në dhënien e lejeve për parqet që në pjesën më dërrmuese të tyre kanë një kapacitet prodhues jo më shumë se 2 MË.

Së fundmi shoqëria “RTS” Sh.P.K., ka shprehur interesin  për ndërtimin e një parku fotovoltaik për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, në zonën në “Tren-Bilisht (Korçë)”.

Parku do të ketë një sipërfaqe totale rreth 63.915 m2 ku kapaciteti i instaluar do të jetë 2 MË me një vlerë investimi rreth 321.7 milionë lekësh ose rreth 2.4 milionë euro.

Ministria e Energjisë është në një fazë intensive të dhënies së lejeve për ndërtime HEC-esh dhe parqesh energjie diellore që prodhojnë me kapacitet 2 MË.

Prodhimi i energjisë prej ujit, diellit dhe erës po tërheqin së fundmi shumë investitorë. Përveç HEC-eve, shumë kërkesa janë drejtuar në Ministrinë e Energjetikës për ndërtimin e parqeve që do të prodhojnë energji të pastër nga dielli. Shqipëria si një vend 240-300 ditë diell në vit, nuk e ka të zhvilluar prodhimin e energjisë nga burimet e diellit.

Eskpertët e energjisë e vlerësojnë të domsdoshme diversifikimin e prodhimit tëenergjisë, pasi 100% e prodhimit në vend kryehet nga HEC-et. Por edhe parqet e vogla të energjisë diellore nuk e zgjidhin ketë problem, teksa kosto e energjisë së diellit sipas çmimit të miratuar nga ERE e bën atë shumë të shtrenjë për përdorim nga konsumatorët vendas.


dy.b/shqiptarja.com