Rritet kërkesa për kredi, 42% e bizneseve marrin hua! Mungesa e konkurrencës po penalizon punën e bizneseve

Për të përballuar kostot e aktivitetit dhe për të përshtatur biznesin me kërkesat e tregut, 42% e ndërmarrjeve morën hua në vitin 2021. Ndërkohë bizneset thonë se problemet me konkurrencën, vështirësitë në gjetjen e tregut dhe mungesa e punonjësve po dëmtojnë aktivitetin e tyre. Dalja nga izolimi, rikthimi në aktivitet normal si dhe kostot e reja i kanë shtyrë sipërmarrjet në vend që të marrin borxh për të përshtatur aktivitetin e tyre me kushtet e reja që diktoi pandemia.

42% e ndërmarrjeve të pyetura nga Banka e Shqipërisë, kanë deklaruar se kanë një hua për të paguar në momentin e plotësimit të pyetësorit vitin e kaluar. Shkaku kryesor se përse i janë drejtuar huamarrjes, bizneset thonë se ka qenë për financimin e veprimtarisë së tyre. 77% e subjekteve thonë se vlera e huasë është sa 50% e kapitalit të tyre, 12% janë përgjigjur se borxhi është sa të ardhurat e tyre dhe vetëm 11% e bizneseve të pyetura pohojnë se huaja që kanë është më e lartë se vlera totale e kapitalit.  Edhe për 6 mujorin e parë të këtij viti bizneset kanë raportuar se kërkesa do të jetë e lartë për kredi.

Mungesa e plotë e konkurrencës dhe vështirësitë në gjetjen e tregut janë 2 problemet kryesore që evidentuan bizneset e pyetura gjatë vrojtimit të kryer në gjashtëmujorin e dytë të 2021. Sipas konkluzioneve pavarësisht se shitjet vjet u rritën, përsëri nuk arritën nivelin e para pandemisë. Faktorë të tjerë që kanë vështirësuar punën e bizneseve janë rritja e kostove të prodhimit, përshtatja me ligjet si dhe mungesa e punonjësve të kualifikuar. Sa i takon tregut të punës, vështirësitë janë më evidente gjatë këtij viti, pasi thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë kërkojnë punonjës të kualifikuar në kushtet kur emigracioni është në rritje.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin